Klubi i Luftëtarit në këtë sezon të ri është në një kolaps total si nga ana e rezultateve negative duke qenë një nga skuadrat pretendete për të rënë në një kategori më poshtë – si dhe në administrimin e klubit.
Gjirokastritët kënë bërë një nisje të dobët në këtë sezon të ri duke nisur që nga ndeshjet e Kupave të Europës dhe duke vijuar me kampionatin.
Bluzinjë bën një performancë skandaloze në Kupat e Europës ku përveç eleminimeve të turpshme nga ana e ekipit të Ventspils – kishte dhe akuza të rënda në drejtim të drejtuesve të klubit të cilët dyshohen se i kanë trukuar ndeshjet.
Më pas performanca e dobët e Luftëtarit vijon dhe në Kategorinë Superiore ku pas nëntë javëve të para renditet në vendin e 9-të me 6-pikë të grumbulluara, ndërkohë që kanë larguar trajnerin Kostiç duke e zëvëndësuar me Gentian Mezanin.
Por, ajo që ka tronditur klubin e Luftëtarit është menaxhimi që po i bëhet nga ana e presidentit Grigor Tavo.
Burime për “Gazetën TemA” nga tatimet kanë bërë të ditur se Administratori, Grigor Tavo, është akoma i bllokuar nga ana e tatimeve për arsye të mos pagesës së sigurimeve shoqërore si dhe është debitor në vlerën mbi 100 milon me shtetin.
Skandali i menaxhimit të klubit nga ana e Grigor Tavos është se ka mbi 3 muaj që nuk i likuidon futbollistët – si dhe është debitor me subjektet e hoteleris aty ku janë akomoduar futbollistët.
Burimet për “Gazetën TemA” bëjnë të ditur gjithashtu se flitet që borxhi në total shkon rreth 300 milion lek.
Ndërkohë, Tavo tenton që të përfitoj nga Bashkia me gjyqe duke i rritur Borxhet akoma më shumë Bashkisë meqë është drejtë dorzimit të mandatit. (më poshtë faksimilet e gjyqit mes Luftëtarit dhe Bashkisë)
(TemA)