Pse pavarësisht aksidenteve të shumta, trenat nuk kanë rripa sigurie?

25 Tetor 2018, 11:59Bota TEMA

Në 21 tetor një tren u përplas në Tajvan.

Bëhet fjalë për aksidentin më të rëndë në vend prej dekadash. 18 persona mbetën të vdekur dhe 190 të plagosur.

Instalimi i rripave të sigurisë në trena a do t’i bënte më të sigurtë ata?

Në realitet, vendosja e tyre mund të bënte më shumë keq sesa mirë.

Fuqia shtytëse e trenit e bën më të vështirë ngadalësimin, duke rritur kështu rrezikun e dëmtimit gjatë përplasjes.

Sipas “New York Times”, rripat e sigurisë mund të shkaktojnë dëmtime të shtyllës kurrizore gjatë një aksidenti, nëse qafa e pasagjerit shtyhet para.

Një alternativë mund të ishte rripat e sigurisë që vendosen rreth belit e supeve që ofrojnë më shumë siguri.

Po gjithsesi është këto rripa mund të dëmtojnë pasagjerët gjatë përplasjes, nëse shkunden nga vendi i tyre, shkruan SCAN.

Nga ana tjetër, instalimi i këtyre rripave të sigurisë në të gjithë trenat do të ishte edhe shumë e kushtueshme për ata që i manaxhojnë.

1 komente në “Pse pavarësisht aksidenteve të shumta, trenat nuk kanë rripa sigurie?”

  1. Toni says:

    “shume e kushtueshme” do ishte pergjigjia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje