Armë dhe monedha unike nga shek. XVI dhe XVII janë gjetur në brigjet e lumit Danub.
“Janë gjetur rreth 2.000 monedha, si edhe armë, shtiza e shpata,”-tha Katalin Kovacs, arkeolog me Ferenczy Museum Center.
Thesari u gjet në mes të rrënojave të një anije tregtare, origjina e së cilës ende nuk dihet por që mendohet se u mbyt në shekullin e 17-të, thanë arkeologët
Zbulimi u bë këtë javë në qytetin Erd, në jug të Budapestit.
Arkeologët po punojnë në mënyrë intensive për të nxjerrë që të gjithë thesarin e gjetur, të ndihmuar nga zhytësit dhe dronët, para se të rritet niveli i lumit këtë fundjavë. (TemA)