Zbardhet dokumenti për dënimin e 107 kundërshtarëve të Enverit: Beun e Kavajës e dënuam me vdekje dhe sekuestruam 3000 napolona ar e 15 kv serm

27 Tetor 2018, 11:06Dossier TEMA

Dokumenti i marsit 1947 mbi dënimin e 107 kundërshtarëve të regjimit komunist në qarkun e Durrësit

Gjykimi dhe dënimi i gjithë kundërshtarëve politik të regjimtit komunist ishte shtrirë në të gjithë vendin.  Spastrimi i tyre ishte kusht për të forcuar dhe mbajtur pushtetin e  marrë me dhunë menjëherë pas mbarimit të Luftës. Vitet 1945 dhe 1946 ishin të mbushura me këto aksione.

Pushkatimet pa gjyq, arrestimet, sekuestrimet e pasurive dhe internimet ishin masat më të përhapura. Goditjet më të mëdha ishin përqendruar në veri të vendit, ku regjimi ndihej i pasigurtë dhe i pakonsoliduar në vitet e para.

Por siç dëshmojnë dokumentet e viteve të para të regjimit, luftë e hapur dhe e ashpër po bëhej ndaj kundërshtarëve dhe sidomos shtresës së pasur edhe në  Shqipërinë e mesme dhe në jug të vendit. Shkresa zytare që sjellim sot, është hartuar në zyrat partiake të qarkut Durrës dhe bën një raport të hollësishm mbi goditjen që po i bëhej kundërshtarëve të regjimit në këtë qark e sidomos në Kavajë.

Shkresa e hartuar dhe firmosur nga Iljaz Reka njofton se me 13 mars 1947 Gjykata Ushtarake e Tiranës sapo kishte mbyllur gjykimin e 107 të pandehurve. Ai shprehet i kënaqur në raportin e tij për masën e ndëshkimit që ju kanë dhënë kundërshtarëve të regjimit, duke u ndalur kryesisht në rastin e “një beu të fuqishëm në Kavajë”, Nazmi Beja Alltuni, të cilin e kanë dënuar më vdekje, por dhe për rezultatet e kënaqshme që kishin arritur në sekuestrimin e arit dhe argjendit.

“Si kurse u theksonim dhe në raportin mujor patëm të arestuarë për kontrabandën e arit 48 veta që u kemi sikuestruarë 3000 napolona arë dhe 15 Kv sermë në Tiranë”, shkruan Iljaz Reka në shkresën e tij.

Kujto.al e sjell këtë dokument të plotë, zbardhur sipas origjinalit që ruhet në AQSH.

F – L P.

PARTIJA KOMUNISTE SHQIPTARE

KOMITETI QARKOR

D U R R Ë S

Nr. 73/4 Prot.

Durrës, më 13/III/1947

KOMITETIT QENDROR TË PARTIS K.SH.

T I R A N Ë

Dje mori fund gjykimi i 107 të pandehurve të qarkut t’onë nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Këta të pandehur qenë t’akuzuarë për kriminalitete e veprimtari anti Pushtet, për tentativë arratisjeje n’Itali, strehuesë, shkelës t’urdhënesave ekonomike dhe kontrabandistave të arit.

Me gjykatat ushtarake kemi patur nji bashkpunim dhe mirkuptim të mirë.

Për pjesën dërmonjëse të të pandehurve kemi patur faktet e duhura dhe prova bindse, gjygji u zhvillue mjaftë i mirë, populli e ndoqi me nji interesim të math proçesin, veçanërisht për kontrabandistat e arit. Të gjithë të pandehurit para gjygjit pohuan fajet e tyre me përjashtime të pakta. Gjykimi u ba i shpejtë, por dhe i drejtë e i ligjshëm, dhanja e dënimeve u ba në bazë të fajit dhe të ligjeve të reja në fuqi.

Gjatë këtij proçesi u dha dhe nji dënim kapital për Nazmi Beja Alltunin. Opinioni i Komitetit Qarkor të Partisë si edhe i tanë popullit të Kavajës, ka qenë i këtillë. Këtë ja thamë qyshë në fillim shokve të gjygjit, por ata na thanë që ashtë e pamundur me ligjet e reja në fuqi me i dhanë këtij dënimin me vdekje, dhe kështu mbeti.

Mirpo gjat proçesit dollën fakte të shumta, për krimet çnderimet dhe tjera vepra kur ka qenë komandant i Ballit dhe antari i Komitetit të Ballit në Kavajë, dëshmitarët qenë të shumtë që sollën nga Kavaja gra, burra, pleq, të rinj.

Më së fundi vet trupi gjykues vendosi për këtë dënimin me vdekje. Dënimi me vdekje i Nazim Beut do të jetë nji sukses politik në Kavajë se pse as nji nga fisi i këtyre bejlerve nuk janë shtie në dorë, nuk kanë mësuarë ndo nji dam, se pse me dhjetra fshatarë kanë marrë tokën e këtyre dhe si kurse dihet fshatarët e kanë shumë të madhe frigën e tyre dhe po të mbetet 101 vjet i burgosur (po të mos ekzekutohet) ato do t’a kenë gjithnji dyshimin dhe frigën e tijë.

Pastaj ajo që ashtë ma e madhe se ky ka qenë komandant në Kavajë dhe ka dhanë urdhëna për burgosje, internime dhe vrasje, korjeri i tij u dënue me vdekje dhe jo ky, vetë korjeri ka pohuar në gjygjë që beu ka vrarë e çnderuarë me fakte konkrete. Për këtë mejtimi i ynë është që edhe ju të ndërhyni pranë gjykatës së lart ushtarake për aprovimin e vendimit të gjykatës së këtushme për Nazim Beun.

Si kurse u theksonim dhe në raportin mujor patëm të arestuarë për kontrabandën e arit 48 veta që u kemi sikuestruarë 3000 napolona arë dhe 15 Kv sermë në Tiranë.

Që të gjithë këta janë tregtarë e sekser të vjetër. Gjygji i dënojë si pasë fajit 1 e deri 5 vjet, me punë të detyrueshme dhe me konfiskimin e pasuris (që janë dyqane, mallë, shtëpija e mobilje).

U liruanë tre veta dhe dy u dënuanë me punë të detyrueshme, këta patën fajë ma të kufizuarë dhe ishin shumë të varfër Mustafa Varoshi, Myftiu i Durrësit i arestuarë për çështje politike u dënue me tre vjet burgim, opinioni qe dhe për ma shumë po kështu edhe për disa kriminel të tjerë si p.sh. Jusuf Divi agent i Simit u dënue me 20 vjet, opinioni priste për shumë ma tepër.

Ka patur dhe disa lirime dhe me dënimin e para burgimit për të tillë që mungonin faktet dhe ishin informata jo të sakta dhe të studjuara si duhet.

Pë fushatën e mbjelljeve pranverore kemi ba nji mobilizim të mirë të Partisë Pushtetit dhe Organizatave, punën e kemi organizuarë dhe deri më tani ka shkuarë mjaftë mirë, mbrenda datës 15 plotësohen të gjithë formularët, plani konkretizohet në fshatë dhe kemi bindje se do t’arijmë suksese në këtë ndërmarrëje, në raportin 15 ditor do ju shkruajmë në detaje pë fushatën e mbjelljeve në përgjithësi dhe për bimët industriale dhe kontratat.

Lidhja e kontratave përfundon mbrenda ditës së nesërme, plani ashtë tejkaluarë në përqindje të madhe; nukë dimë në se do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi me farë fshatarve.

Sot shpallëm në gjith qarkun urdhënesën Nr. 10 tris të Ministrisë së Tregtisë për denoncimin e bereqetit. Gjat dy ditve të fundit bamë të gjitha pregatitjet, komisjonet për ç’do tre fshatra të përbame nga nji A. P. nji ekspert e nji student për të rregjistruarë, për ç’do tre komisjone kemi caktuarë nga nji istruktor që të ndihmojë dhe t’i udhëzojë për pengesat që hasin dhe për të mbajtur në lidhje këta janë shokët e kursit të Partisë, antar Komitetesh Partije dhe antar të Komiteteve ekzekutive.

Sot puna ka filluarë në ç’do fshat e lagje dje para dite u ba nji mbledhje të përgjithëshme të celulave në Kavajë u foli Xhim Peti, në Shijak Jorgj Shuli në qendër u ba në mbramje ku fola unë. Shokët janë skjaruarë mirë. Sot zhvillohen konferenca dhe në qendrat e punës dhe me grat ndër blloqe, mbasi këta duhen sjkaruarë ma mirë se po thuajë se të gjithë pakënaqësit mbi bukën deri më tani janë ndigjuarë nga gratë.

Për këtë problem si pasë udhëzimeve t’uaja ashtë ngrejtun në kambë e tërë Partija hollësina mbi punën e ditës ju a çojmë në mbramje.

(Iljaz Reka)

(firma, vula)

21 komente në “Zbardhet dokumenti për dënimin e 107 kundërshtarëve të Enverit: Beun e Kavajës e dënuam me vdekje dhe sekuestruam 3000 napolona ar e 15 kv serm”

  1. Njutoni says:

    Tamam si tash qe sekuestrohen pasurit r mjerzve po s tregun sesi i kan bo!!!
    Por tash nen diktatin europerndimor.
    Posht komunizmi thrret perndimi
    Por me komunistrçe se komunistat veprojn
    S esht rastsi qe partija socjaliste,streha e komunistve te shpartallu esht tash e perkdhelura e perndimit.
    A e gjeni pse?
    Sepse komunistat s rrojn dot pa nji diktator mbi kry.si qent qe ngordhin per t zotin
    Dhe,kemi thjesht ndrrim zotnije.
    Iku enveri erdh Perndimeri
    E kush se don qenin qe t lepin durt
    Aq me teper kur esht for free…

    1. Vertino says:

      Ik or tej meso shqip majmun.

      1. Shqipetari a says:

        Ah Enver ku je? Ngreu dhe ndihmo popullin tend qe po e marin neper kembe banditet e Sailut dhe te Bashes.Po tallen e po e ofenfojne.po e shperfytyrojne.po e rraskapitin po e shffyrezojne.po.e rjepin te gjalle.Nuk ka me humanizem meshire por vetem kanibalizem po i pine gjakun vampiret e pd me Salin dhe Bashen.Dergo ndonje rrufe ti perveloi.

    2. boss says:

      Te lumte goja por komunizmi kishte dhe te mira por Perendimdhjeri eshte sistem fashist homoseksual

  2. suli agolli says:

    keshtu duhet dhe sot more maskarenj qe keni mare peng kete popull shtresa e varfer do fitoje nuk eshte e larget dita kur do jepni llogari te gjithe per krimet qe jane bere ne keto 30 vjet te kesaj shkerdhato demokracie

  3. Shpetimi Debatik says:

    Si burre shteti vetem ENVER HOXHA ka bere veting ne interes te shumices popullit qe perbente 99% .
    Sot per 33 vite resht sistrmi ARKAIK vret, vjedh shkatrron ekonomine e popullit te ndertuar para e pas 90 -tes.
    Nuk ka matematik ne bote qe 1% gjeneron mireqenie per 99 %-shin.
    KRIMI. SHEKULLOR. NE KONSTANTE VAXHDIMSI…..

    1. Palle..... says:

      Enver Hoxha vodhi pasurit e njerzve qe e kishin vene me pune e gjak tokat….Shtepit…leket…valuten more carac sepse vetem keshtu mund te bente Shtet komunist prandaj mos bej krahasime me Vetingun se eshte nje idioti qe s’ka b….ku ta ulesh….tregtaret e Shqiperise se Mesme nuk i kishin bere pasurit me droge…protuticion…apo vjedhje fondesh more koke-gdhe qe te me quash vjedhjet e Enver Hoxhes…Veting mor kokrra e tarallakut

      1. Illyria-Shqiperia says:

        Palle sic ke nofken)) beu Beratit e ca te tjere si puna e tij nuk mund te perfaqesojne njerezit e Shqiperise se pas luftes, qe doni ju apo jo, vetem Enveri ua ktheu dinjtetin njerezor.

        1. ELIOT says:

          illiria koqja ;;;Enevri ja vodhi me dhune pasurite popullit per veten e tije ;;;Per te bere vilat me pishina per vete per te cuar femijet jashe me dollaret qe ja mori Shqiptareve me dhune ;;;E beri s Hitleri me Cifutet ;;;vetem se cifutet s ishin Gjermane jo ;;;Prandaj cjap analfabet meso mire historine peepara pastaj zhgarravit analfabet ;;ENVERI JU A KtHEu DINJITETTIN HA HA HA HA HA KAM LEXUAR IDIOTIZMA KAM LEXUAR BUDALLALLEQE ..KAM LEXUAR PARE SHUME BUDALLNEJ NE JETE .POR SI JU JO …..//// VOUS ETES UN CPECIMENT RARE .. ENVERI NA BERI POPULLIN ME RRJEPACAK NE EUROPE … .ENVERI NA I BERI EDHE USHQIMET ME RACION ..KUR NE EUROPA VETEM GJATE LUFTES SE 2 BOTERORE U BENE ME RRACION ..ENVERI PER VETE KISHTA 5 BENZA KUR NE EDHE NJE BICIKLETE KINEREZE SE KISHIM … ENVERI KISHTE 5 SHTEPI NE SHQIPERINE ME TE BUKUR KUR NE JETONIM 7 VETA ME 2 DHOMA NJE KUZHINE … ENVERI NA HOQI LIRINE DEMOKRACINE EGALITEN DHE ME DUHET NJ DITE E TERE TE SHKRUAJ KRIMET E HITLERIT TE BALLKANIT …VRAU RININE HEROIKE QE DONTE JETEN QE NUK E DURONTE DIKTATUREN I VRANE SI QENA NE KUFIJT E SHIPERISE PER NDYRESIREN ENVERN … TURP TE KESH ..PER MUA JU JENI SERB TURK GREK POR JE SHQITARR MERCI TETE DE BITE ..JE AQ BUDALLAH SA QE EDHE KOPESHTIN TA PASKAN DHEN ME MIQ BOLSHEVIKET …NUK CUDITEM MBOLLEN FAREN E KEQE ME PROPOGANDEN E TYRE SI TE HITLERIT ..

      2. boss says:

        Pasurine e vune duke u bere spiune dhe vegla e pushtuesve per te shtypur dhe rrjepurpopullin Shqiptar

  4. anastasi says:

    Te lumte Enver Hoxha.–Bagetit behen keq per mutin,per beun e Kavajes.Ky zagar Beu ku i gjeti 15 kv serme,ku i gjeti. Ne tunelin e krrabes ishte floriri i popullit .E mori zagari i skraparit Ilir Meta –Ku shkoj ky flori,pse nuk kethehet ky flori i grabitur,flisni more zotrinje hajdutesh,more kriminela.Mos u merrni me beun e kavajes. Atehere kishte zot vendi kurse tani jane kethyer njerzit ne hajduta dhe ne fashista. Kjo demokraci qe eshte sot, eshte demokraci me skandaloze ne bote, me e ndyra ne bote.Fashistat e ndyre dalin dhe japin ment ca opozitar me fundrina te popullit shqipetar.

  5. Nuhi Ramizi says:

    Veper patriotike.Te gjith keta beklebte dhe Gaslaternen e lan Shqiperine dhe shqiptaret te vuajn .

  6. servet says:

    Me sa kam ndegjuar te paret e mi asnje ne Kavaje nuk ankohesh per beun pervec qeverise qe i vodhi leket.

    1. Kavaja says:

      Eshte e vertete. Alltunet ishin familje shjme e respektuar ne Kavaje jo vetem nga muslimanet por dhe ortodokset. Emri alltuni ishte personifikim i njeriut bujar dhe patriot. Historia e kavajes ka faqe te bukura te shkruara nga alltunet qe jane shquar per kontribut ne çeshtjen kombetare. Duke shkuar dhe vete si vullnetar ne shkoder per ta mbrojtur ngw malazezet. Po komunistet langaraqe nuk puesin lush ishe. Vetem urrejtja ua ngopte shpirtin

  7. Anstajni nga guatemala says:

    Ja nji pjes nga Letra qe Enveri i dergon Presidentit amerikan Trump me rastin e hypjes s tij n fron

    He more amerikanas!
    A i pat se kush jan shqiptart!?
    I provuat mir e mir dhe erdhet e u kthyet prap ke mu.ke ustalliku im.
    Kam pa bot me sy un para jush.kam qen n francen e liris demokracis perparimit…kam bo jet note,kam pi e pallu nat pas nate e qejf mas qejfi…por n franc ama..me frankët e franket…
    Se shqiptari osht prerje tjeter.
    Jetn e nats e kupto si rast me perdhunu,drognu,hajnu,shkerdhnu,maskarallu,pordhnu,dobiçnu,..vra plaçkit madhtru ..e nuk e merr si dhurat nga zoti me u argtu.
    Se shqoptari pronen e ka mjet dhe rezultat dhune.
    Prandaj ktyne kafshve t veçanta qe quhen shqiptar veç huni ju bo dermon.
    M shajtet ju mu,diktator!!!
    Ca lesh diktatori isha un.
    Un i futa shqiptart n brazd,gje qe ju s po e beni dot.
    Un isha msuesi i nxansve ngelsa n klas qe i bera me medalje ari.
    Dhe ju po m kopjoni tash si ata nxensit kopjac qe bejn hile n provime.
    Por tash osht von.
    Jo un,por edhe njimij me t mir se un te vijn ne kry t shqiptarve,s behen ata.
    Dhe a e dini pse!
    Kutija e djajve t Pandors u hap nga ju vet,djajt po hjedhin valle.s ka burr nane ti boj zape
    Edhe shkenca e fiziks e shpjegon kte.
    Esht parimi i antropis,qe dmth: antropija vjen nga shkall e ulet drejt shkalleve me t larta,ajo rrittet pra.
    Antropija esht rregullsija.
    Ne fillim univetsi ka qen perfekt i rregullt.
    Me kalimin e kohes rregulli prishet dhe rritet çrregullsija.,antropija pra.
    Pra shqiptart me ligje t shkences qenkan nrregull me rritjen e parregullsis s tyre.,gjat kalimit t kohs.

  8. i thoni siç kan qen punet says:

    NUK ishin kundershtar por tradhtar te atdheut dhe bashkepuntor te nazifashizmit qe kishin lyer duart me gjakun e kti populli , mos e shtremberoni te verteten se ju leverdis sot dhe naj servirni sapunin per djath , thjesht per te nxier heronj antishqiptaret dhe tradhtaret e kti vendi se dikush nga ju qe shkruani keni prejardhien nga familjet e ktyre ish bashkepuntorve te nazifashizmit.

  9. i thoni siç kan qen punet says:

    NUK ishin kundershtar te regjimit por tradhtar te atdheut dhe bashkepuntor te nazifashizmit , qe kishin lyer duart me gjakun e kti populli , mos e shtremberoni te verteten se ju leverdis sot dhe naj servirni sapunin per djath , thjesht per te nxier heronj antishqiptaret dhe tradhtaret e kti vendi , se dikush nga ju qe shkruani keni prejardhien nga familjet e ktyre ish bashkepuntorve te nazifashizmit.

  10. Korabi says:

    Kur lexon komentet ketu tregon se cfar rrac muti jeni ju shqiptart

  11. Che Guevara says:

    Po shkruajne pjellat e fashizmit dhe armiqte e Shqiperise!
    Nuk ka vend ne bote qe armiqte e vet te mos i denoje me pushkatim!
    Cfare po beni ju tani ndryshe nga Enveri?
    Me keq se i keni lene njerezit pa buke,pa pune,pa shkolle,te ngujuar nga gjakmarrja etj duke i ndetyruar njerezit te marerin arratine neper bote!
    Shikoni krimin qe eshte i ulur kembekryq ne Shqiperi!
    Shikoni opoziten pd-iste se po e con vendin drejt luftes civile!
    Ju sot nuk i internoni me kampe internimi brenda vendit por i syrgjynosni neper bote,duke u strehuar ne kampe refugjatesh,qe jetojne si ne gazermat e ushtrise dhe ne fundd i bini prap ketu sikur do i gjeni lumturine!
    Ky eshte internim demokratik!
    Pse kerkuan 367 mije persona vitin e kaluar te aplikojne per green card,ne se ketru jane te lumtur?
    E kunderta ndodh:
    -Populli jeton menxyren e ti8j,ndersa qeveritaret ferkojne barkun nga mireqenia!
    Shikoni opoziten qe kerkon t’i vere zjarrin Shqiperise vetem per te ruajtur koken e tryre,ndersa qeveria e zhytur ne krim e korrupsion nuk ka fuqi te per4balloje keta kriminele!

  12. ZERI I POPULLIT says:

    Pa me thoni pak ore zoterinj
    Sikur Enveri te ngjallej sot dhe ti kerkonte zoterinjve te “nderuar” politikane.
    Qe Jane te denuar me gjoba miliona euro, sekuestrim te shtepive e çdo lloje pasurie te vene ne menyre te paligjshme, dhe pastaj nje plumb bytheve.
    Jam i sigurt qe 75 % e shqiptareve do i thosh.
    PO KU JE O ENVER DJALI
    SE NE KETEJ NA MORI MALLI

  13. usa11 says:

    Po liken qe vodhi tete floririn me c’fare do ta denonte , me nje plumb bythes kurven po iku ajo kohe !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje