Jari, i mërzitur nga lëvdatat e të djathtëve për Sandër Lleshin

28 Tetor 2018, 17:41Antena TEMA

Të dielave Jari zakonisht zgjohet vonë, sepse e ka ditën e çlodhjes së javës nga ngarkesa e madhe për të kuptuar ngjarjet politike. Por ajo që e sfilit më shumë është përpjekja për të dëshifruar mesazhet dhe dëshirat e Doktorit, sepse tani që nuk është më President takimet me të janë rralluar shumë. Por sot ishte ndryshe, sepse Jari nuk kishte mbyllur sy gjithë natën dhe e zuri mëngjezi zgjuar.

Nuk i dilte e keqja me gjeneral Sandër Lleshin, që do të zëvendësonte Fatmir Xhafajn si ministër i Brendshëm. Urrejtja për të i kishte filluar 6 vjet të shkuara, kur doli lajmi se Edi Rama e kishte propozuar në tavolinën e negociatave që ai të zgjidhej President konsensual. Dhe megjithëse Zoti dhe Doktori ia kishin cakuar atij atë fat, Jari edhe pasi u bë President e kishte halë në sy Sandër Lleshin, sepse i ngjante sikur ai kishte dashur t’i merrte vendin e punës.

Po inati iu shtua shumë dje, kur pa reagimet e politikës dhe të shtypit pas emërimit të gjeneralit si ministër. Sepse, përveç atij vetë, që doli kastile në televizion për ta sharë, askush tjetër nuk kishte thënë asnjë fjalë të keqe për Sandër Lleshin. Për çudinë e Jarit, as Doktori, që nuk kursen kurrë njeri në këtë tokë, nuk e kishte përmendur fare në statuset e veta, madje as në rubrikën e qytetarit “digjital”. Luli, jo e jo.

Dhe iu duk vetja i keqpërdorur, pasi vetëm ai e kishte telendisur gjeneralin në intervistë. Meqë nuk i gjente dot ndonjë lidhje me krimin apo ndonjë rast korrupsioni, i kishte dalë te Kushtetuta dhe e kishte quajtur shkelës dhe militant, me sy që i shkrepnin nga inati. Më shumë se kaq nuk mund të bënte, por tani po i ngjante se i kishte shkuar mundi dëm.

Dhe e kaploi një valë e fortë zemërimi me të gjithë, përveç Doktorit, për të cilin nuk guxonte të mendonte asnjëherë keq. Inatin më të madh e kishte me ata që e kishin mburrur Sandër Lleshin, sepse kishte edhe nga ata që janë afruar me Lulin kohët e fundit. Të paktën të mos e përmendnin fare, mendoi gjithë pezm dhe shkroi me nxitim këtë mesazh të shkurtër:

Të nderuar miq, Jari ju sqaron.

Këta katolikët janë shumë të poshtër. Nëse lartësohet ndonjëri prej tyre, këta harrojnë çfarë janë, të majtë apo të djathtë, por vrapojnë për ta mburrur. E patë dje që u futën në garë me njëri-tjetrin për të lavdëruar Sandër Lleshin? Ia bëri mirë Luli kur i sharroi nga listat e PD-së dhe la vetëm Aldo Bumçin, që është gjysëm budalla dhe gjysëm katolik, si dhe atë profesorin nga Shkodra. Por do të flas me Doktorin që radhën tjetër t’i heqë fare edhe këta dhe të lërë në listë vetëm Nard Ndokën, sepse atë e kemi krenari kombëtare dhe nuk e heqim dot.

I juaji, Jari!

 

2 komente në “Jari, i mërzitur nga lëvdatat e të djathtëve për Sandër Lleshin”

  1. Tanush Topia says:

    Saliu i ka perdorur katoliket si mish per top, ka mbajtur budallenjte dhe idiotet, budallaqet dhe kriminelet.

  2. Arber iliri says:

    Hahaha, Jari dhe Ver llapa dy figura te shquara te kombit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje