Një konfuzion i madh është krijuar nga dy qëndrimet e kundërta të mbajtura nga Luli dhe Doktori rreth hyrjes në zgjedhje.
I pari ka qenë Doktori, që ka deklaruar se me Edi Ramën PD nuk vjen kurrë në pushtet.
I dyti ka qenë Luli, që ka thënë se vetëm duke konsoliduar zgjedhjet e lira, mund të vijmë në pushtet.
Dilema e madhe kërkon vërtet një sqarim, pasi mijëra njerëz i kanë shkruar Jarit të qartësojë këtë pozicion.
Dhe më në fund Jari vendosi t’u përgjigjet:
“Ne do fitojmë në zgjedhje pa Ramën”
Kështu, ai vendosi ta sqarojë pozicionin e tij:
“Të dashur lexues.
Jari ju sqaron!
Ka zëra se ka një kontradiktë mes Doktorit dhe Lulit.
E gjitha është një fushatë dashakeqëse, e cila synon dobësimin e opozitës.
Nuk e kuptoj se ku është kontradikta mes tyre.
Doktori thotë që me Edi Ramën në pushtet, PD nuk vjen kurrë në pushtet.
Dhe ka të drejtë. Këtë e di dhe Luli.
Nga ana tjetër, Luli thotë që nëse konsolidohen zgjedhjet e lira, PD vjen në pushtet.
Këtu nuk ka asnjë kontradiktë.
Në historinë e raporteve mes Doktorit dhe Lulit, kështu është vepruar gjithnjë.
Doktori i pastron fushën dhe i heq kundërshtarin qafe, pastaj Luli bën zgjedhje të lira dhe fiton.
Kështu ja bëri në zgjedhjet me Olldashin, dhe në zgjdhjet me Eduard Selamin.
Tani këtë duhet t’i bëjë dhe në zgjedhjet parlamentare.
Pra, detyra kryesore e Doktorit është të heqë qafe Edi Ramën.
Doktori e tha dhe vetë, që nuk e lë më Lulin në dorë të Edi Ramës, se ai e gënjen.
Një herë e la vetëm dhe ja gënjeu.
Tani e tutje është e qartë që Doktori jo vetëm s’ka kontradikta me Lulin, por dhe është shumë i qartë se si duhet ta ndihmojë.
Do ta ndihmojë duke ja hequr qafe Ramën.
Pasi ta heqë qafe Ramën, Doktori, atëhere Luli do të hyjë në zgjedhje të lira dhe të drejta.
Se Lulit po nuk ja lidhi, ose vrau kundërshtarin Doktori, nuk i quan zgjedhje të lira ato.
Kjo është e gjitha. Nuk ka asnjë kontradiktë mes tyre.
Përkundrazi, ka një vazhdim të traditës, ku Doktori ja bën gati gjërat Lulit, duke ja hequr qafe kundërshtarët përpara se të hyjë në zgjedhje.
I vetmi problem është se Doktori nuk ka caktuar datë se kur do heqë qafe Ramën, ndaj dhe duhet të presim ca.
I juaji, Jari!”
Eshte e vertete qe nuk ka kontradikte ne veprimet midis Sales dhe Bashes. Jari eshte i qarte dhe e di plotesisht shkakun e ketij keqkuptimi, por gjerat nuk mund te thuhen hapur, sepse Shqiptaret jane me Perendimin dhe si budallenje qe jane, presin te futen ne Evrope. Gabimi ne kete keqkuptim eshte ne perkethim. Nga udhezimet qe erdhen kohet e fundit nga Beogradi thuhet qarte qe Revolucioni te shtyhet vitin tjeter. Duke qene se Sala e kupton mire serbishten, fale kemguljes ne djaleri dhe genit nga ana e babait, nuk kerkoi perkethyes dhe ketu gaboi.
Duke qene se mosha ka bere punen e vet ai fjalen te shtyhet e lexoi te kryhet. Nga ana tjeter Basha megjithese perpjekjet per te mesuar serbisht qe nga koha kur punoi si gazetar i fshehte per te ndihmuar luften kunder teroristeve ne Kosove,eshte i ndergjegjshem se keto pune duan perkethyes dhe prandaj doli me teorine e IT shqiptare, sepse fjalen “te shtyhet” e kish kuptuar tamam. Ky eshte thjeshte nje keqkuptim,thote Jari i sigurte dhe mezi pret udhezimet e tjera per revolucionin qe eshte i pashmangshem, ashtu sic eshte dhe kontributi i tij per ta bere Shqiperine rrumpalle.