Jari vendosi t’i dalë sot në krah Salianusit, pas pozitës së rënduar që ai ka si ndërlidhës mes “Babales” dhe Lulit.
Shpëtimi në këtë rast i erdhi nga një fjali e dikurshme e Doktorit, nxjerrë nga Kanuni:
“Lajmësi nuk ka faj dhe nuk hyn në gjak”.
Pasi postoi këtë batutë të Doktorit, Jari bëri sqarimin e tij:
“Të dashur lexues.
Jari ju sqaron!
Përpjekja për të marrë si të pandehur Salianusin, është një ngjarje e rëndë.
Ata e akuzojnë Salianusin si njeriun që ka kapur “Babalen” dhe e ka rekrutuar për të prodhuar videon e Xhafajt.
Në fakt, Salianusi është krejt i pafajshëm.
Ai ka çuar fjalën e “Babales” tek Luli, dhe anasjelltas.
Këtë e ka bërë vetëm 14 herë.
Pastaj kur punët janë bërë më të thella, ai ja ka deleguar punët gazetarit.
Ndaj, siç ka thënë Doktori, lajmësi nuk vritet dhe Salianusi nuk ka pse ndëshkohet vetëm se ka bërë ndërmjetësin.
Edhe premtimi për t’i dhënë 200 mijë euro “Babales” është i ekzagjeruar dhe nuk mund të fajësohet Salianusi.
Ai nuk ka aq shumë para që të paguaj privatisht “Babalen”.
Nga ana tjetër, gjithë bota e di që Luli nuk di të japë para.
Ai nuk ka dhënë para kurrë në jetë të tij, vetëm ka marrë, dhe kjo është nje arsye e fortë që as ai nuk mund të ketë premtuar.
Pista e vetme mbetet të kenë pasur parasysh Kunatin, mos i vërë gjobë ndonjë biznesmeni të paguante “Babalen”, por në këtë rast Salianusi nuk ka faj.
Me sa di unë, një biznesmen nuk ka pranur të paguante gjobën për Salianusin dhe nga inati, Luli e futi tek lista e oligarkëve, dhe kjo është një provë që nuk ka qenë i implikuar Salianusi.
Ne duhet të respektojmë rolin e Salianusit si ndërmjetës mes palëve, rol të cilin e ka kryer në mënyrë të shkëlqyer.
Ai nuk mban përgjegjësi për deformimet e karakterit të “Babales” dhe naivitetin e Lulit, që gënjehet shpejt në këto raste.
Detyra jonë është të mbrojmë Salianusin nga burgu dhe të mos dëgjojmë ata që thonë “burgu për burra është”, pasi kjo është dhe një lloj fyerje tjetër për Salianusin.”
Fajin e ka vet Basha, u thote Jari miqeve te vet ne confidence. Kur Basha me tregoi planin, i thashe mos ta zgjidhte per kete pune Sali Anusin. Kjo indirect do te kompromentonte Sali Berishen, sepse po ti shikosh me kujdes emrat jane te njejte dhe mbiemrat simbolizojne te njejten gje. Keshtuqe njerzit do mendojne se Sali Anusi eshte dora vet Doktori. Faktin qe doktorin e kane quajtur gjithmonr doctor rrumpalla, tregon se njerzit jane idjote dhe kishja bindjen se nuk do e kuptojnin qellimin e vertete te Sali Anusit ne ceshtjen Babahaleja. Do e ngaterojne me ate te Doktor Sali Berishes. Luli nuk me degjoi por veproi me koken e vet. Nuk di ne se e pyeti per kete plan dhe Salen, por sidoqofte ky deshtim I tij tregon se Luli eshte aguridhe. Shpresoj, i tha ai gruas para se te flinin, qe Sala me ne fund e kupton te verteten dhe do e lere testamentin me emrin tim si zevendesi i tij mbas vdekjes. Aq me teper qe te dy vijme nga e kaluara jone e lavdishme komuniste. Gruaja e pa me cudi dhe i tha naten e mire, por me vete mendoi: I shkreti ky mendon se do e vere para Salen me gjithe keto semundje qe ka!
CFARE fati qe ka ky saliani.I vetmi qe.e.shpeton ate eshte Bujari i vetequajturi Nishan ish komandanti i cili pasi ka.ruar mustaqet alla bebe eshte shndruar nje shenjt ne toke.Shenjtori i luftes dhe politikes nderkombetare.
undefined