Jari entuziast pas specializimit të Lulit në Londër!

7 Tetor 2018, 20:16Antena TEMA

Pas lajmit se Luli ka një javë që ka ikur në Angli, për një specializim, se si të flasë si politikan, Jari është gdhirë sot shumë entuziast.

“Tani që Luli po bën kurse për udhëheqës, populli duhet të bëhet gati….”

Të nderuar lexues.

Jari ju sqaron!

Ajo që ka bërë Luli këtë javë është një gjë e madhe. Në mes të gjithë këtij konflikti politik, ai ka zgjedhur të ikë në Angli për tu futur në një kurs specializimi se si të flasë në publik. Në kulmin e ngarkesës politike, ai është i fokusuar tek e ardhmja jonë dhe shkon të punojë natë e ditë për të. Ndërsa gjithë ditën u përgjigjet live akuzave nga Tirana, në çdo sekond ulet dhe mëson e stërvitet si të flasë si politikan.

Kjo shpjegon shumë gjëra.

E para shpjegon pse Luli ka humbur gjithmonë deri më sot. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Ai nuk paska pasur kurs. Si do fitojë ai si politikan, kur ai nuk kishte bërë kurs si të fliste si politikan. Kjo është njësoj sikur të marrësh diplomën pa dhënë provimin.

E dyta shpjegon se Luli e ka seriozisht fitoren në të ardhmen. Nëse do ishte këtë javë në Tiranë do merrej me gjëra banale do fliste për vrasjen në Bllok, apo për “Babalen”. Vetë rasti i “Babales” tregon se ai që nuk dinte të fliste si Gon Xhafaj na mori më qafë. Ndaj Luli si një udhëhqës i madh nuk duhet të ngelë keq për kaq pak gjëra. Ai ka zgjedhur kohën më të mirë për të bërë specializimin.

E treta shpjegon vizionin e tij për fitoren. Ai nuk do të jetë një politikan dosido. Ai do të jetë një yll, një aktor skene, një njeri që ti bëjë njerëzit për vete me fjalën e tij. Dhe për këtë ai po sakrifikon duke shkuar në këtë moshë sërish në kurs.

Ndaj jam optimist se Luli do t’ia dalë. Pa bërë këtë kurs nuk kishte si të fitonte.

 

1 komente në “Jari entuziast pas specializimit të Lulit në Londër!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje