Jari shikon shenja të këqija për “Revolucionin e Tetorit”

1 Tetor 2018, 20:17Antena TEMA

Sot Jari vendosi të analizonte protestën e grave aktiviste para Kryeministrisë, në mbrojtje të vajzës nga Fushë Kruja, që e ka dhunuar i dashuri.

Para se të fillonte protesta, Jari shkruajti:

“Xhisela nuk është jetime. Ajo ka nënë, PD-në.”

Më poshtë shkruajti:

“Të dashur lexues.

Jari ju sqaron!

Për të kuptuar këtë status, shikoni live protestën e grave para Kryeministrisë në mbrojtje të Xhesilës.

I pari u ngrit një aktivist i ri, në moshën e ish- të dashurit të Xhesilës.

Kur fliste e mbante gishtin përpjetë dhe kërcënonte.

Goja i nxirrte shkumë nga inati.

-Kjo është një qeveri e korruptuar, këta duhet të ngrihemi t’i shtypim, t’i heqim zvarrë, t’i zhdukim….

Urra bëritën gratë.

Pastaj e mori fjalën gruaja e dytë.

-Unë jam këtu për t’u thënë ju që kjo qeveri është qeveri e drogës, e dhunës, këta duhen shkulur nga rrënjët, se Edi Rama është një qen, Rama ik, Rama ik….

Pas kësaj, u krijua një trazirë, dhe tek mikrofoni u afrua një grua.

-Kam 25 vjet që nuk jam në Shqipëri, tha, dhe tani kam ardhur.

Greqia na ka mbajtur me bukë, shkollë e spitale, kurse ky Edi Rama na ka lënë rrugëve të Greqisë.

Ta shporrim këtë njeri se na ka bërë shumë dëme dhe nuk vijmë dot në Shqipëri…

Këtu Jari e harroi vajzën nga Fushë Kruja.

Asnjë nga folësit në fakt nuk e kishte përmendur, pasi po merreshin me Edi Ramën.

Këtu Jari ndërroi ekran.

Në një ekran tjetër pa zotëri Goxhajn.

Dhe ai po fliste për “Revolucionin e Tetorit”.

Jari filloi ta dëgjojë.

Kur ç’të dëgjonte.

Ai thoshte “Revolucioni i Tetorit” duhet bërë kundër Lulit, se është agjent i Sorosit.

-Duhet ta qërojmë nga PD, tha.

-Allah allah, tha me vete. Janë çmendur dynjaja.

Ne e hodhëm gjylen të plaste në shtator, ky do të na e hedhë gjylen tek këmbët në tetor.

Duket që është komunist, se kërkon që PD të bëjë “Revolucionin e Tetorit”.

E kaloi prapë pultin nga protesta e grave.

Kishte lezet.

Të krijohej ideja që ato mund të hanin të gjallë Edi Ramën, sikur të kalonte aty.

Tamam protestë kundër dhunës.

-Ky është revolucioni i vërtetë i tetorit, tha Jari.

Edhe Lenini kështu i ngriti masat kundër Carit.”

1 komente në “Jari shikon shenja të këqija për “Revolucionin e Tetorit””

  1. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    me falni,por fjalen e fundit nuke kuptoj.eshte cari,pra perandori i rusise,apo kari,perandori i grave qe protestonin.gjinde pa shkolle,zoti bujar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje