Jari sqaron pse ortaku i Xhafës nuk është oligark

25 Shtator 2018, 21:53Antena TEMA

Pas disa reagimeve në shtyp, se ortaku i Xhafës (Xhafa është vjehrri i Lulit)  ka marrë leje për tre pallate në Tiranë nga Luli dhe disa punë për rikonstruksione po prej tij, Jari vendosi të reagonte dhe të shpërndante mjegullën rreth tij.

“Nuk mund të bëhesh oligark kur ke lidhje vetëm me një politikan” shkruan Jari.

Dhe më poshte e sqaron:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Kam vënë re disa portale sot, bile disa dhe afër PD, që akuzojnë Lulin se i ka dhënë leje dhe punë ortakut të Xhafës, që ishte dhe ortak tek pallati në Vlorë.

E gjithë kjo është një spekullim.

Është e vërtetë se ortaku i Xhafës ka bërë sakrifica për Xhafën, pasi në shumë raste ai ka dhënë emrin me qira për bizneset e Xhafës,  por ndryshe nga gjithë biznesmenët e tjerë që janë bërë oligarkë, ai nuk e ka tradhtuar kurrë Xhafën dhe Lulin.

Oligark nuk mund të jetë një njeri që i rri besnik një lideri në të gjitha kohët.

Ortaku i Xhafës është tërë jetën me Xhafën dhe nuk e ka tradhtuar kurrë.

Ai nuk e ka tradhtuar dhe në biznese, kur ai e ka pasur vetëm emrin, ndërsa puna ka qenë e Xhafës.

Nuk e tradhtoi as në punën e pallatit në Vlorë, as tek ndërtimi tek “Rruga e Elbasanit”, as tek “Ali Demi”,… askund.

Oligarkë siç thotë dhe Luli, nuk janë ata që i rrijnë besnik Lulit, por ata që tradhtojnë, ata që bëhen edhe me Lulin, dhe me Ramën.

Ata quhen oligarkë.

Ndaj përpjekja për të akuzuar ortakun e Xhafës si oligark, është qesharake.

Ai ka kapur vetëm Lulin, dhe kjo nuk quhet.

Puna është kur tradhton dhe tenton të lidhesh me gjithë qeveritë.

Ndaj duhet ts respektojmë këtë njeri e jo ta denigrojmë.

Ashtu si i ka mbrojtur nderin Xhafës, ne duhet t’i mbrojmë nderin atij.

Aq më tepër që tani pushteti mund të nisë raprezalje ndaj tij, si ortaku i Xhafës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje