Lajmi se Komiteti i Ministrave, vlerëson angazhimin konkret të Qeverisë për çështjen e pronave, në përmbushjen e detyrimeve të vendimeve të Gjykatës Europiane si dhe në masat konkrete që ka marrë për të garantuar zbatimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave vendase.
Lajmi tregon se ka dështuar baxhanku i Kuqos të bllokojë qeverinë aktuale për ligjin e pronave dhe që i jep fund shpresës së Jarit që të përfitojë tokat që ëndërron si prona të gruas.
I inatosur me këtë zhvillim Jari shkroi: ”Edi Rama ka blerë Strasburgun me lekët e pronave tona”
Më poshtë vazhdoi.
Të nderuar lexues. Jari ju sqaron.
Komiteti i Ministrave në KiE, ka vlerësuar ligjin e pronave të Shqipërisë dhe veprimtarinë e qeverisë duke dëshmuar se Strasburgu është blerë nga Edi Rama me lekët e drogës që ka mbjellur në pronat tona.
Ambasadori jonë që është dhe baxhanaku i Kuqos, duket që ka stilin e Kuqos që bën vetëm letra anonime dhe asnjë punë konkrete. Ai gjithë mbështetjen që i kemi dhënë e ka harxhuar të gjejë ndonjë punë për gruan në KiE që të mos ik nga Strasburgu dhe të vazhdojë të na marrë lekë ne tani si avokat pronash në Srasburg. Biles ai ka filluar thotë që vetë është Italian, gruaja greke dhe nuk kanë më lidhje me Shqipërinë. Sa na mashtroi kot dhe e shtyu dhjetë vjet aty me votën tonë.
Ky është zhgënjim i madh.
Por përgjegjës kryesor është Edi Rama, i cili me lekët e pronave që nuk na i jep ne, por i merr për vete, ka blerë gjithë Strasburgun dhe tani na lavdërohet si na ka marrë pronat.
Unë propozoj meqë protestat e opozitës janë larg, t’i fusim një protestë kundër Strasburgut, dhe ti kërkojmë llogari pse lavdëron shembullin e Shqipërisë. Pasi mirë ne që na mori më qafë por po lavdëroi Shqipërinë siç po bën, dhe e paraqiti si shembull pozitiv, do marrë më qafë gjithë botën.
A bre Mero ti kishe keto mend me 1996