Sot Jari vendosi të shkruante për takimin e Lulit me gazetarë dhe aktivistë të opozitës, para të cilëve u zotua se Kunati i tij, do t’u shpallë luftë gjithë biznesmenëve që e kanë paguar deri tani, kur shikon se sa shumë paguajnë për palën tjetër:
“Kush mendon se na blen me pesë lekë gabohet.
O të gjithë njësoj, o luftë”.
Pas këtij postimi, Jari sqaroi:
“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.
Të gjithë u çuditët sot besoj, kur patë se Luli lexoi shumë nga emrat e biznesmenëve të borderosë së Kunatit, që do t’u sekuestrohen lekët e PPP dhe koncesioneve.
Mos u çudisni.
Më në fund është zbuluar një skandal i madh.
Këta biznesemenë që bëjnë sikur pagusjnë Kunatin, është zbuluar se i japin 5 lekë Kunatit, dhe 50 qeverisë.
Kjo nuk mund të ndodhë.
Ky është diskriminim, është poshtërim i opozitës.
Luli mund të ketë shumë defekte.
Mund të jetë i dobët, mund të mos jetë frymëzues, mund të jetë pak dembel, ose mund t’i flihet më shumë se ç’duhet, por ai nuk mund të pranojë t’ia hedhin tek lekët.
Mirë mandatet e deputetëve që nuk janë ndarë njësoj pas marrëveshjes, por së paku lekët duhet të ndahen me rregull.
Kështu si po sillet Rama nuk ka vend për paqe dhe mirëkuptim.
Ndaj ajo që ndodhi sot është një apel i qartë për biznesmenët.
E para, ai është një apel për biznesmenët që kanë paguar këto vite, që duhet të vazhdojnë të paguajnë dhe më shumë.
E dyta, nderi ka afat, dhe Luli nuk mund të heshtë gjatë për ta, nëse ata nuk paguajnë.
E treta, nuk ka kontratë me çmime fikse.
Fakti që kanë paguar pak deri tani, nuk do të thotë se do paguajnë kaq gjithë jetën.
Kush do të jetë rehat duhet të paguajë shtesën, të tjerët do demaskohen.
Kjo besoj ishte një lëvizje e zgjuar dhe do t’i zgjojë nga gjumi dhe biznesmenët që nuk na flasin më me gojë.
Beteja duhet të vazhdojë.”