Jari i shkruan Merkelit dhe Trump: Lereni Lulin të bëjë grusht shteti

28 Shtator 2018, 18:33Antena TEMA

Pas shfajësimit të Lulit se nuk e përmbys dot Ramën me dhunë, se nuk e lë Merkeli dhe Trumpi, Jari vendosi t’i bëjë një letër të hapur dy figurave kryesore të politikës botërore:

“I nderuar president Trump!

E nderuara zonja Merkjel!

Si ish- udhëheqësi më i lartë i Shqipërisë, lutem pranoni kërkesën time për t’i dhënë një shans për ndryshim Shqipërisë.

Kryetari i opozitës në Shqipëri e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet.

Sa herë ai bëhet gati të hyjë në zgjedhje, e kap një si frikë, shkon takon kundërshtarin, ai i heq frikën, e fut në zgjedhje dhe e mund.

Pastaj i jep mundësi të bëjë ca lekë, dhe ia mbyll gojën.

Në këto kushte, ai nuk ka asnjë alternativë tjetër, përveçse ta mundë rivalin e tij me dhunë duke bërë grusht shteti.

Por këtu del problem se ai ka hall se ju nuk ja quani grushtin e shtetit.

Këtë merak e ka pasur dhe Doktori dikur.

Ai ishte gati ta përmbyste pushtetin me 300 laçjanë, por nuk kishte besim që ja njihnin.

Luli sot ka bërë 10 mijë të tillë, por ka frikë prej jush.

Në emër të popullit shqiptar dhe timin personalisht, do t’iu lutesha ta lejonit ta bënte këtë grusht shteti.

Ai ka nevojë të provojë veten dhe të vijë një here në pushtet me çdo mënyrë.

Mundësisht bëni sikur jeni me pushime atë javë, apo sikur keni ndonjë hall të madh, dhe mos u merni me Shqipërinë.

Dhe nëse u thonë që është grusht shteti, thoni që do ta shikojmë në ditët në vazhdim, si do shkojnë ngjarjet.

Është shumë e rëndësishme që Luli ta provojë një herë këtë gjë dhe të shikojmë a i mbledh dot dhjetë mijë vetë për ta përmbysur pushtetin.

Po qe se e bëri, bëjani hallall e mos flisni.

E ka sfidën e jetës së tij.

Në rast të kundërt, me zgjedhje, siç ka thënë dhe Doktori, Edi Rama nuk mundet.

Ai gjen gjithmonë nga një gënjeshtër para zgjedhjeve për Lulin dhe i jep një karamele në dorë, dhe e gënjen.

E vetmja shpresë e jona është revolucioni.

Ju lutem na lini ta provojmë njëherë.

Keni lënë luftra pa fund në Siri në Egjipt, në Libi e gjetkë, nuk u bë qameti se latë dhe një në Shqipëri.

Me shpresë se kërkesa ime do merret parasysh

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari i shkruan Merkelit dhe Trump: Lereni Lulin të bëjë grusht shteti”

  1. Shaba says:

    Ja dhe letra e Merkelit:
    I nderuar presidenti Jari.
    Me shume vemendje e lexova letren tende dhe te them te drejten asgje skuptova. Une gjithmone kam menduar qe ti je aleati yne, por me sa duket semundjet e koheve te fundit te kane erresyer arsyen. Po te kujtoj se ne te pranuam me kenaqesi kur u zgjodhe President sepse e dinim qe ju ishit pro Gjerman. Shume mire e kuptuam edhe strategjine tuaj qe u hoqe sikur mbrojte bustin e Enverit. E bere kete me mjeshteri qe te fitoje dhe votat e socialisteve. Tani jam e zhgenjer sepse nuk keni haber fare se cpo ndodh ne bote. Ti e di qe Rusi po e ben mish mash Ballkanin dhe te gjithe inatin e ka me mua. Skenari per ta bere Shqiperine rrumpalle nuk eshte thjesht ideja e Lulit por e Putinit. Me vjen shume keq per naivitetin tend. Edhe fakti qe me dergon te njejten leter si dhe Trampit flet qe ti ke lajtitur komplet. Valle nuk I shikon ndryshimet tona me Trampin? Mendoja se te kishja akom timin por me duket se edhe ti ke rreshqitur drejt lindjes. Ndoshta Trampi do lejoje te behet Revolucioni sepse do qe te destabilizoje Evropen. Po qe se vertet je akoma perendimor nderhy te Luli qe mos te vazhdoje politiken e Serbit. Thuaji qe te kaluaren ja kemi falur sepse ishte I ri kur gaboi dhe pranoi hallven serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje