Pas daljes së fundit të Lulit dhe denoncimit të policit nga Fushë Kruja, Jari vendosi t’u jepte një përgjigje gjithë atyre që thonë se ky është një montim:
“Në një vit ne kemi prodhuar tre filma, Kinostudio asnjë.
Të shkarkohet ministrja e Kulturës”.
Më pas, vazhdoi sqarimi:
“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!
Do të desha ta shikoj këtë zhvillimin e fundit nga një këndvështrim më origjinal.
Ndodhi historia e Babales dhe këta nuk e quajtën.
Biles tani po provojnë dhe me ekspertizë shkencore që ishte sajim.
D.m.th ishte film i montuar në PD.
Ndodhi Toyota Yaris, këta sërish nuk e pranuan.
Thanë është film i montuar në PD.
Ndodhi kjo e Fushë Krujës, po nxjerrin prova që është e sajuar dhe është e montuar në PD.
Tani të dashur lexues, këtu duhet të jemi seriozë.
Ose duhet ta akuzojmë Lulin që nuk punon dhe fle gjumë, ose duhet ta quajmë punëtor të madh.
Nëse është ashtu siç thonë socialistët, që ky i ka montuar këto gjëra, atëhere del që ky është punëtori më i madh që ka pasur ndonjëherë opozita.
Ne në opozitë kemi qenë dhe më parë, por reagonim vetëm për ngjarje që ndodhnin.
Nëse këto që thonë janë të vërteta, Luli ka thyer gjithë normat e një kampioni opozitar, pasi i ka shpik ngjarjet nga dheu vetëm që të bëjë opozitë.
Ky quhet kryeopozitar i vërtetë, dhe jo ata që presin të ndodhë ndonjë gjë dhe pastaj reagojnë.
Edhe nëse e krahason nga pikëpamja kreative, ai meriton të qeverisë më shumë se Rama.
Ai ka në dispozicion një Kinostudio dhe deri më sot nuk bën dot një film në vit.
Luli brenda vitit ka bërë tre dhe me shpenzimet e veta.
Qoftë dhe për këtë duhet të super vlerësohet.
Ndaj të dashur lexues, jini optimist me këtë që ka ndodhur sot, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo.
Nëse është e vërtetë, është fitore e madhe, por nëse e ka sajuar Luli, është fitore dhe më e madhe.
Tregon mbi të gjitha që është djalë punëtor dhe nuk fle gjumë, siç thotë Edi Rama.”
Jari vetete nuk eshte i qarte ne se Basha eshte punetor i madh apo dembel bythpambuk qe i ra per pjese te drejtoje PD. Ai nuk eshte i qarte nese 3 babalet qe ka shpikur Basha perbejne ndonje senzacion. Shiko mua thote ai ne confidence. Une kam qene dhe jam punetor i madh. Me kujtohen netet kur me pushke ne dore mbronim bustin e shokut Enver. Bashke me shoket e mi qe i organizova ne skuadra sulmi, kemi ndenjur tre nete pa gjume ne sy. Asnje nuk e permend kete fakt por per mua kjo eshte dallimi midis meje dhe Bashes. Basha e ka bere gjumin rehat dhe as qe ka kapur pushke me dore (pervec kur ishte ne Kosove). Punetor I madh, vazhdon ai, kam qene une qe hartova planin madheshtor per tu bere President I Shqiperise Demokratike. A ke kupton ti cdo te thote qe nga nje Enverist i kulluar te dalesh antienveristi me i madh ne Shqiperi?Te arrish kete duhet mund dhe zgjuarsi. Nuk eshte se vetem kam qene por edhe sot jam puntor i madh. Jo me kot Sala u thote miqve te vete qe une jame gomari me i mire ne bote. E verteta eshte qe une per vertet jam gomari me i mire ne bote. Megjithse me problem shendetesore Sala ma shalon mua sa here te doje. A ben kete sacrifice Basha?
filmi është mjaft i ftohtë. Më pëlqen ta shikoj këtë film përsëri dhe përsëri. Tani e lehtë për të parë të gjitha filmat më të fundit dhe shfaqjet falas në CRowns lite.