Jari mbron Xhuvin, ortakun e Xhafës: Të gjithë e kanë trajtuar me respekt!

27 Shtator 2018, 19:51Antena TEMA

Pas sulmit që disa media po bëjnë mbi ortakun e Xhafës, vjehrrit të Lulit, të quajtur Xhuvi, Jari vendosi t’i dalë në mbrojtje, pasi konstatoi se ai ishte trajtuar me respekt dhe nga Edi Rama dhe Lali Eri.

“Njeriun e punës e duan të gjithë. Vetëm ziliqarët hedhin baltë mbi të”

Më poshtë sqaroi:

Të dashur lexues.

Jari ju sqaron!.

U bën disa dita që shtypi dhe disa deputetë të PS, po hedhin baltë mbi Xhuvin, ortakun e Xhafës në pallatin në Vlorë dhe disa pallate në Tiranë.

Nëse i hedh një sy punëve të Xhuvit del që ai është njeri korrekt dhe punëtor në të gjitha kohërat.

Dakord, e zëmë se për një moment Basha e ka ndihmuar duke i dhënë disa pallate dhe rikonstruksione në Tiranë, pasi kishin bashkë dhe pallatin në Vlorë. Por po ta shikosh në kohë, atë e ka respektuar dhe Rama dhe tani Lali Eri. Kjo tregon që Xhuvi është njeri punëtor, kokulur dhe korrekt dhe nuk ka të bëjë me këto që thuhen publikisht që ai mbart aksionet e Xhafës.

Nga ana tjetër ata deputetë socialistë, që sulmojnë Xhafën, duhet ta dinë mirë, se duke sulmuar Xhafën kanë sulmuar Xhuvin dhe duke sulmuar Xhufin vënë në siklet dhe qeverinë e tyre, se ajo e ka ndihmuar me leje dhe e ka respektuar. Vetëm ziliqarët mund të hedhin baltë mbi një njeri të punës.

Ndaj i bie detyrë PD-së që kushdo që ngacmon Xhuvin nga PS, të vihet me shpatulla për muri. U gëzova sot kur pashë që PD u mobilizua kundër Ervin Bushatit, Elisës dhe Klotidës pasi sulmuan Kunatin. Atyre u duhet dhënë mësim që kush prek Xhuvin ka punë me PD. Biles pak ja bënë atij Taulant Ballës që e nxorën me pistoletë në dorë në komisariat. Ai oficeri duhet të dëshmonte që Taulanti ka qenë në hotel me atë vajzën dhe e ka përdhunuar. Kështu e meritojnë ata që shajnë Xhuvin, njeriun e punës dhe korrekt në gjithë kohërat.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje