Arrestimi i djalit të deputetit socialist ka nxitur një reagim të ashpër nga PD, duke kërkuar që të mos arrestohet djali, por babai, Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Krujës.
Pas kësaj Jari reagoi menjëherë.
“Revolucioni filloi kur nuk e prisnin. Tani të arrestohet Edi Rama, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, etj..”
Më poshtë vazhdoi sqarimin:
Të dashur lexues. Jari ju sqaron.
Për të gjithë ata që mendonin se në shtator nuk do kishte revolucion, ai ia nisi pikërisht në ditën e fundit të shtatorit. PD nuk duhet të pranojë kurrë arrestimin e djalit të deputetit, por të kupolës së Partisë Socialiste.
Arrestimi është bërë për të shmangur revolucionin në minutat e fundit. Por ne nuk do ta pranojmë pasi kjo është tradhëti ndaj kauzës.
PD nuk është parti që kujdeset për fatin e një vajze, por për fatin e një kombi. Vajza e mbaroi hallin e saj, e arrestoi dhunuesin. Tani ne duhet të mbarojmë hallin tonë. Halli ynë është Revolucioni i Shtatorit. Ndaj duhet të futen në listën e arrestimit gjithë kupola e Partisë Socialiste me qëllim që refuzimi i arrestimit të tyre të ndezë revolucionin.
Nëse ata nuk arrestohen ata futen në zgjedhje dhe fitojnë përsëri dhe këtu nuk kemi zgjidhur asgjë. Në vend të asaj vajze do dhunohet një tjetër.
Nga ana tjetër ne duhet të jemi mirënjohës dhe të shpërndajmë disa dekorata nderi dhe për gratë tona që u përfshinë në këtë betejë si Salinusi, Grigja apo Vokshi. Po të mos ishin ato dhe shembulli i tyre, ajo që ndodhi mund të vononte akoma.
Një falenderim i veçantë vjen dhe për Salianusin, i cili është e disata herë që rrezikon jetën me personazhet ilegale që bëjë denoncime dhe pastaj largohen nga vendi. Kujtoj këtu lidhjen e tij të fortë me “Babalen”, me dibranin e Toyotës “Yaris” që kujdesej për çadrën e PD dhe me policinë e Fushëkrujës.
Dekorimi i tij mund të nxisë hetimet e prokurorisë ndaj tij, si bashkëpunëtor i heronjve tanë të “Mërgatës” dhe kështu shqiptarët do kenë një arsye më shumë për t’i dhënë një hov revolucionit. Dhunën mbi Xhiselën e toleruam, por dhunën mbi Salianusin s’do ta falin kurrë.
z.Mero,ndaje mendjen.e ka emrin salianus apo sali-anus