Jari i shkruan djalit të Fahros: Ti je Koçi Bakua ynë

29 Shtator 2018, 19:19Antena TEMA

Pas protestës së djalit të Fahros në Korçë, para takimit të qeverisë, Jari u bë entuziast për mundësinë e revolucionit, dhe vendosi t’ia kushtojë postimin e tij:

“Ti je Koçi Bakua ynë.

Në dejet e tua rrjedh gjak revolucioni”

Dhe më poshtë sqaroi postimin:

“Të dashur lexues, Jari ju sqaron!

Edhe pse jemi parti antikomuniste, metodat revolucionare janë të gjitha njësoj, dhe ne duhet të huazojmë nga Partia Komuniste mënyrën si ka nisur revolucioni.

Dhe ai ka nisur nga Korça.

Revolucionari i parë ka qene Koçi Bako, që udhëhoqi një protestë kundër regjimit.

Jo më kot në krye të kësaj proteste ishte djali i Fahros.

Dardha bie nën dardhë.

Mokra heroike ka furnizuar gjithnjë revolucionin me djem besnikë.

Në moshën e djalit të tij sot, Fahrua ka qenë frymëzues i revolucionit, dhe ka vënë në skenë dramën “Kyçi i Artë”, që fliste për unitetin parti popull, kundër armiqëve.

Kjo do të thotë se brenda atij djali gjendet tharmi i një revolucionari të ardhshëm.

Dhe ne duhet t’i kemi sytë andej për të ardhmen.

Revolucioni që kërkon Luli, nuk do mbijë në truall bosh, por kërkon një origjinë dhe një mjedis revolucionar.

Kjo e Korçës ishte e duhura.

Pamvarësisht se qytetarët mikroborgjezë korçarë nuk e përkrahën protestën, fakti që ai kishte marrë me vete 11 banorë të Devollit, tregon vendosmërinë e tij, dhe kjo vendosmëri do na çojë përpara.

Unë sot jam me të, dhe shpresoj se në këtë rrugë si e ka nisur Luli, revolucioni është afër.

Kini parasysh dhe pyetjen e fortë që djali i Fahros i bëri policit, duke e pyetur për kë punoni?

Dhe a e dëgjuat përgjigjen?

-Për shtëpinë tone, thanë policët.

Pra, ata u distancuan nga Edi Rama.

Kjo është shenja e pare”.

2 komente në “Jari i shkruan djalit të Fahros: Ti je Koçi Bakua ynë”

  1. Turi says:

    Hahah. Koco bakuuuu.

  2. loku says:

    KY ESHTE JARI APO K*RI……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje