Jari i kundërvihet Ramës pse shantazhon Lulin me gjumin

6 Tetor 2018, 19:21Antena TEMA

Pas deklaratës së Ramës për Lulin që të flejë i qetë deri të hënën, pasi do ketë zhvillime të reja, Jari vendosi të reagojë ashpër ndaj kryeministrit.

Në një postim të tij, ai thotë:

“Qeveria e krimit kërkon t’i heqë liderit të opozitës dhe të drejtën themelore, atë të gjumit”

Dhe në sqarimin e tij, vazhdon:

“Të nderuar lexues.

Jari ju sqaron!

Sulmi i sotëm i Ramës ndaj Lulit është i ndyrë, pasi tenton të fyejë liderin e opozitës tek një e drejtë themelore e tij, e drejta për të fjetur.

Ajo është një e drejtë që buron nga kondicionet biologjike të njeriut, si dhe nga rrethanat sociale të vet liderit të opozitës, që ka ngelur i papunë.

Shantazhimi i Lulit me armën e gjumit nga Rama është e vjetër.

Edhe një vit e ca më parë, kur ata zhvilluan bisedime mes tyre, Rama ka abuzuar rëndë me Lulin, duke e mbajtur deri më 3 të natës zgjuar, dhe duke e detyruar të firmosë çdo letër që i vinte para, pas orës 1 të natës.

Një njeri që fle çdo ditë me rregull në orën 10 të natës, ta mbash zgjuar deri më 3 dhe t’i thuash firmos, është njësoj sikur të jesh në qelitë e komunizmit dhe të të vijë hetuesi në orën tre për firmë, ndërkohë që të ka mbajtur zgjuar.

Këtë ka bërë Edi Rama me Lulin, dhe këtë tenton të bëjë ende.

Ndërkohë që Luli ka ikur në Edinburg në Skoci, pasi ka dhe probleme financiare me ata që paguan e paguhet, ky e shantazhon nga Tirana duke i përmendur gjumin.

Ndërkohë, paralajmërimi i tij se të hënë do ketë të reja të tjera për Lulin, janë thjesht shantazhe për të trembur Salianusin që të arratiset, duke shmangur shkuarjen para drejtësisë.

Por Luli këto masa i ka marrë me kohë dhe ekipin që përdor për këto punë, është ekip, i cili më shumë ëndërron jetën në qeli, se sa në seli.

Ndaj dhe Salianusi nuk i trembet.”

1 komente në “Jari i kundërvihet Ramës pse shantazhon Lulin me gjumin”

  1. Tan_Tironci says:

    Eshte trim Sailanusi, trim eshte dhe gjumashi Çufo.
    Vetem dicka kam une o Mero!!! Mua, nga shkrimet e tua per Jarin, me ngjan me shume intrigant se sa kar,
    Sorry Kari, I mean, Jari.
    Si e kam Odeten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje