Jari dikton komplotin e aleatëve të Lulit!

14 Tetor 2018, 18:15Antena TEMA

Jari sot u zgjua më vonë se ditët e tjera dhe mezi u ngrit nga krevati, aq të rëndë e ndjente kokën. Në fillim mendoi se e kishte nga java e lodhshme, që kishte kaluar, duke u përpjekur të shpjegojë shkrimin e vet të fundit.

Por befas u kujtua që pardje kishte kaluar si pa u vënë re një tjetër thikë pas shpine për doktorin dhe për Lulin, dhe u ul menjeherë të shkruajë mesazhin e vet për demokratët besnikë:

Të nderuar miq, Jari ju informon:

Në kohën që Doktori, Luli, Monika dhe pasardhësi im në Presidencë janë përqëndruar me të gjitha forcat në betejën e “Babales”, dhe po pritet nga dita në ditë fitorja mbi qeverinë e krimit, një komplot po përgatitet nga brenda opozitës për të penguar revolucionin e nëntorit. Autorët e këtij grushti shteti të fshehur kundër partisë sonë janë Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi.

Të maskuar prej shumë vitesh si aleatët tanë, ata po i kërkojnë sot Lulit ndryshimin e sistemit dhe një reformë të re zgjedhore, që domethënë t’i heqësh atij nga dora listën e deputetëve dhe të kryetarëve të bashkive.

Por ne jetën e japim dhe listën nuk e japim. E para një herë, këtë punën e listave Luli e ka trashëgim nga Doktori dhe po ta dorëzonte do të ishte tradhti ndaj tij.

E dyta, po u bëmë qw tw hapën listat bëhemi të gjithë si këmbët e dhisë dhe njerëzit do ngatërrohen e nuk do të dinë ku të çojnë lekët. Kurse sot e dinë që duhet të takojnë kunatin e Lulit dhe pagesat bëhen me rregull, sepse fushatat kundër Edi Ramës janë të vështira dhe kërkojnë shumë fonde.

E treta, ata u mësuan keq që hynë pa lekë në listën e PD-së para një viti, ngaqë doktori dhe Luli donin të lanin hesapet me Jozefinën, Ridvanin, Astritin dhe të vjetrit e tjerë, dhe mendojnë se do ta hanë qyl gjithmonë.

Por ata komplotistë kujtojnë se ne e kemi harruar që Fatmiri ka ndërruar mbiemrin nga ai problemi në Milano me trafikantin e drogës. Mendojnë ata që ne nuk e mbajmë mend se çfarë ka bërë Agron Duka në kohën që drejtonte “Klanin e Zemunit” dhe kur ishte ministër i Fatos Nanos?

Ndërsa me këtë Nard Ndokën e kemi më të thjeshtë, sepse tallet gjithë Shqipëria me barcoletat e tij, ndonëse Doktori, në fakt, thotë për të që është “shejtan budalla”.

Kurse Dash Shehi dihet që është një pijanec ordiner, një tironc tipik dhe i trashë, nga ata që ia kanë pasur gjithmonë me hile Doktorit, që nuk lë tavolinë pa e sharë atë dhe Lulin.

PS: Ky mesazh është konfidencial, pra mbajeni ta keni për informacion, por mos sulmoni pa ju bërë shenjë Doktori tek SYRI.

I juaji Jari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje