Jari zbërthen kodin e të shiturve tek Edi Rama!

12 Tetor 2018, 19:05Antena TEMA

Jari sot u gdhi me i gëzuar se zakonisht. E kishte kapur një ngazëllim i ngjashëm me atë të Doktorit të Shkencave Enver Bytyçi, kur mendon se e ka zbuluar dhe pastaj kuptuar tradhtinë e lartë të Hashim Thaçit dhe të Edi Ramës për çështjen e kufinjve të Kosovës. Dhe nuk humbi kohë, por iu fut punës që në mëngjes, për të mbaruar në darkë mesazhin e mëposhtëm:

Të nderuar demokratë besnikë të partisë sonë, Jari ju sqaron:

Pas një investigimi të përditshëm disavjeçar, më në fund kam zbuluar sekretin se si t’i dallojmë tradhtarët, që na i ka blerë Edi Rama, por që nuk janë dekonspiruar ende plotësisht. Dëgjoni dhe lexoni me kujdes këto ditë, kush i thotë “Babale” qytetarit të nderuar të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, Albert Veliu, ai është pa një pa dy i shitur tek qeveria e krimit.

Ta dini mirë që kush thotë se zoti Albert Veliu dhe trafikanti i ndyrë Alfred Alizoti janë dhe vijnë nga i njëjti llum, është një armik i betuar i partisë sonë. Që, ashtu siç thotë edhe Doktori, kërkon t’i fusë thikën pas shpine opozitës.

Për zotin Albert Veliu nuk ka dalë ndonjë vlonjat të thotë ndonjë fjalë të keqe, kurse për kriminelin Alizoti ka dalë dëshmitar vetë deputeti i Fierit, Luan Baçi, që ka thënë se është edhe komshiu i tij, edhe hajdut.

Në arritjen e këtij përfundimi jam mbështetur shumë tek përvoja e Doktorit, që thoshte se për të gjetur kush ka qenë spiun e Sigurimit të Shtetit nga politikanët, nuk kishte nevojë të kërkoje dhe të gjeje dosjen, por mjafton të shikoje kush i dilte atij kundër.

Duke qenë plotësisht i bindur se tani që u kemi kapur kodin, tradhtarët që po punojnë kundër Lulit dhe Doktorit, nuk kanë më mundësi të fshihen, shpreh keqardhjen që nuk jam më President i Republikës. Sepse do të kisha dashur shumë që zotit Albert Veliu, për kontributin e tij në përgatitjen e revolucionit të ardhshëm, t’i akordoja dekoratën “Urdhëri i Lartë i Skënderbeut”, njësoj me Hakiun e Vjenës, që bën pica të mira në restorantin e vet.

I juaji Jari!

1 komente në “Jari zbërthen kodin e të shiturve tek Edi Rama!”

  1. Monalikja says:

    Hakiu edhe te pallon ama? E di Jari kete, se aty ke Kiu shkojne shume femra nga ato te operas dhe Kiu I lezetonte nga pak. Ka pyetur andej nga familja si jane picat e Kiut, se bajagi te medhoja jane. Sidomos kur serviren aty ke qoshja ne katin e dyte. Pika, ka ngrene qyll aty ke Kiu dhe fup dekorat. Si nuk I ka dhene nje edhe Zigur Loqes more aman?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje