Pas vizitës së fundit të Metës në Tropojë, Jari vendosi të ndajë shqetësimin e tij për disa lëvizje të çuditshme kohët e fundit të presidentit.
Në një postim enigmatik, Jari shkruajti:
“Ka një përpjekje që pasardhësi të bëhet paraardhës.
Kjo është anormale”
Më poshtë vazhdoi:
“Të dashur lexues.
Jari ju sqaron!
Siç e keni parë, presidenti Meta po bën një vizitë qejfi në Tropojë.
Është interesante se ai ka postuar herët një foto me Mitro Çelën, që është themelues i PD, i cili gjendet po ashtu në Tropojë.
Pastaj nuk mungojnë foto me Çim Pekën, me çanta në krah.
Është e disata herë që Meta po tenton të paraqesë udhëtimet në Tropojë si kënaqësi e jetës së tij, ndërkohë që demokratët e Tropojës e kanë pritur më armë në vitin 2000, si kryeministër.
Çfarë po ndodh?
Ajo që unë shikoj tek pasardhësi im në Presidencë, është se ai po tenton të bëhet paraardhësi im.
D.m.th jam gati të besoj teorinë e zotit Zheji, se ai do japë dorëheqje nga president, dhe do kthehet si kryetar i opozitës së bashkuar.
D.m.th ai shikon dështimin e Lulit dhe nuk ka besim tek ne të tjerët, por do që ta bëjë vet këtë punë.
Me sa shoh, e gjithë kjo është një mesazhi i koduar kundër meje, ngaqë unë nuk ngjitem dot maleve me Çim Pekën.
Është një karshillëk që më vret dhe e pranoj se jam i shqetësuar nga kjo gjë.
Vetëm një gjë nuk e ka llogaritur mirë.
Doktori nuk është se i ka qejf vërtet bjeshkët dhe Tropojën, por mbi të gjitha, nuk ja ka besën një njeriu që e ka gënjyer një herë.
Unë se kam gënjyer kurrë.
Ndaj në këtë pikë jam i qetë.
Gjithkush do marrë atë që i takon.
Doktorin nuk e josh dot me Bjeshkët e Nëmuna, pasi je vet i nëmun prej tij.
Doktorin e josh vetëm besnikëria.
Ndaj mendoj se lodhet kot maleve.”
Eshte koha per te luajtur teater me tropojanet sy lesh sylidhur.Ilir Meta ,e di qe nuk eshte me i mire se Saleshi dhe Ajdari.Fale dores ne revani,nje here dhe ai do te kendoje bashke me Fatmiran :Te vrane o Miti te vrane.Po i vdekuri me te vdekurit ,te gjallet me te gjallet.Por nje gje eshte e vertete:Karakteri,Dhuntia ,Vlera e Bajram Currit nuk mund te pranoje afer kusaret e shitjes te naftes serbeve,shitjes te armeve,droges,etj.Nuk eshte cudi neser do te shikojme bustin e Saleshit dhe milosheVICIT.Kjo eshte Tropoja.