Artan Hoxha zbulon provën që Tahiri dorëzoi te Krimet e Rënda

29 Tetor 2018, 17:18Kronika TEMA

I ftuar në studion e “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha ka shuar një kureshtje të madhe rreth çështjes Tahiri, pasi ish-ministri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të fortë në favor të tij, por pa dhënë detaje rreth saj.

Artan Hoxha zbuloi në studion e “Top Talk”, se Tahiri ka dorëzuar sot në Prokurori, vendimin e Gjykatës së Katanias, e cila e shpall të pafajshëm ish-ministrin në çështjen “Habilaj”.

“Më 27 tetor të vitit të kaluar Gjykata e Katanias ka nisur hetim më vete ndaj Tahirit. Ndërsa më 10 tetor të këtij viti ai është shpallur i pafajshëm nga kjo Gjykatë”, u shpreh Artan Hoxha, duke zbuluar se është pikërisht ky vendim që studioja ligjore e Saimir Tahirit në Italia ka siguruar për ish-ministrin.

Ky vendim i Gjykatës së Katanias, për Artan Hoxhën nuk mbyll hetimet në Tiranë, por është një provë e fortë në favor të tij.

“Tahiri ka dorëzuar këtë vendim sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nuk mbyll hetimet, por është një provë e fortë për të”, u shpreh Artan Hoxha.

3 komente në “Artan Hoxha zbulon provën që Tahiri dorëzoi te Krimet e Rënda”

  1. te flasim si njerez says:

    Babale jane te gjitha. Por a do kete ndonje shqiptar ta vere piken mbi “i” me kete bande barabare antishqiptare te perfaqesuar nga Sali Berisha e Lulezim Basha? Ma merr mendja se keta jane pjese edhe organizates extremiste greke dhe serbe. Ndaj ndodhin keto gjera ne Shqiperi.

    1. R says:

      Pse mendonit se Sajmiri eshte i implikuar per drogeJo dhe vetem jo por ishte lufta e saliut lulit per te goditur EdinIshte filmi i kino studjos Shqupi Babalja 1Turp per PD se nga kush udhehiqet hajdutet kriminelet vrasesit

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Cilido qe ka vrare ne Shqiperi, psh, eshte i pafajshem ne Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje