Ajo që ndodhi ditën e djeshme në Bularat është portretizuar nga mediat greke si një vrasje politike, e kryer nga forcat shqiptare, për të penguar që Konstandin Kafica të ngrinte flamurin grek në varrezat e ushtarëve helen në Bularat.
“Skai”, një prej portaleve më popullore në Greqi në fakt raportonte më këtë titull, i vrarë sepse tentoi të ngrinte flamurin. Megjithatë, shumica dërrmuese e grekëve, në komentet e të njëjtit portal, përbuzin tonet nacionaliste me të cilat është shkruar artikulli.
Në fakt, komentet më të vlerësuar në portalin në fjalë, dalin përtej propagandës zyrtare dhe shkrujnë se përse një shtetas grek, duhet të merrte kallshnikovin dhe të qëllonte ndaj policisë shqiptare? Madje, disa shkruajnë që “është fat që nuk u vra asnjë shqiptar, ndryshe ky i çmendur do të na krijojnte një incident diplomatik”.
Komenti më i lexuar, në fakt shkruan: “Ky person duket se sa ka parë Rambon dhe i armatosur, shkon në një vend tjetër për të ngritur flamurin grek. Është absurde, jam i sigurt që vuan nga probleme psiqike. Le të mos dalim në komente të nxituara”.
Aristea, një komentues i dytë, shkruan se “kushdo që nuk i njeh vuajtjet e shqiptarëve të Greqisë, nuk ka të drejtë të flasë për nacionalizëm”.
“Asnjë flamur grek nuk ishte përtokë. Pse duhet të na ngrinte flamurin ky person. Veprime të tilla vendosin në rrezik marrëveshjen e arritur me Shqipërinë, për të respektuar të rënët tanë të Luftës së Dytë Botërore”, shkruan me tone shqetësuese një tjetër komentues.
Stefanos Zois, një qytetar grek, nga ana e tij tallet me tonet e artikullit, “duke e konsideruar si të pavlerë, letër higjenike, gazetari e turpshme”.
Një tjetër nga komentuesit më të pëlqyer të rrjetit, konstanton: “I veshur me kamuflazh ushtarak, i armatosur deri në dhëmbë dhe i vendosur për t’u përballur me fatin e tij. Nuk duhet të themi as bravo, as të ndiejmë keqardhje. Për fat të mirë, asnjë shqiptar nuk u vra në këtë incident. Ndryshe, do të kishim krijuar një episod diplomatik dramatik”.
Pavarësisht kësaj, Ministria e Jashtme e Greqisë iu drejtua sot Shqipërisë me një notë zyrtare, në të cilën e konsideronte ngjarjen si një incident të pajustifikuar, duke kërkuar hetimin e tij deri në fund.
Tentativës së politizimit të kësaj çështje, Ministria jonë e Punëve të Jashtme iu përgjigj edhe ajo me një notë, në të cilën shprehte keqardhjen për politikën e përshtatur nga Athina Zyrtare.
Ndër të tjera, në këtë deklaratë shkruhet: “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.
Një reagim zyrtar postoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkruajti: “Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”.
Duket qarte qe cdo gje ka qene e organizuar. Pas doreheqjes se Kotzias ne greqi jane rritur shume sulmet kunder qeverise nga grupe te ndryshme sidomos ato ekstremiste edhe per te permbysur cdo lloj marreveshje. Ne rastin konkret ja arriten qellimit per destabilizim
Ishin mundesite qe policia te ishte treguar me e qete,
ashtu sikurse kokat e politikes shqiptare mos japin konluzione para kohe…
Greqia po kthehet ekstremiste.. Paska probleme te renda brenda politikes se saj..
jasu ore malaka keshtu dha u vra para 25 vjetesh edhe nje grek ne sinorat me turqine , vajti te hiqte flamurin turk ne token turke dhe ushtaret turk ja keputi
presim por nuk po na japin ndonje opinion ata qe firmosin ne borderone e Janulles (AC/DC, Enter, Drejtesia, Adriatiku,etj)
Fakt eshte se me te gjith fqinjet Greku esht ne probleme,sa negocion me njeren pale hidhet te pala tjeter e keshtu me rradhe,pyetja eshte?me te gjithe e ne gjithcka paska vetem greku te drejte?un mendoj se ne kete ngjarje u realizua vetem 2% e asaj cfare grupet ekstremiste kishin planifikuar,arsyeja eshte se,greket skan gje perpara,por vetem mbrapa,dhe me ate mbrapa punojne,bica bica.
Greqia shtet problematik. Krijon konflikte me cdo fqinj qe ka ne kufi. Duhet te ndahet midis Shqiperise Maqedonise dhe Turqise.
E lane pa buke turkofagosin keto greket me keto komente