Vrasja e ekstremistit grek, Ministria e Jashtme shqiptare: Jo politizim të pajustifikueshëm, duhet maturi

28 Tetor 2018, 19:31Rajoni TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare.

Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

3 komente në “Vrasja e ekstremistit grek, Ministria e Jashtme shqiptare: Jo politizim të pajustifikueshëm, duhet maturi”

  1. Jimi says:

    Mjafte me kete perulesi te peshtire ndaj ketyre monarkofashisteve greke ! Shteti do burra, e jo kalamaj, te cilet kujtojne se politika eshte loder !

    1. Ali Pashe Tepelena says:

      jevgjit neo grek nuk mund te jene fashiste, sepse jane bastarde rrac perzier dhe fashistet i konsideronin neo greket inferior….

      boll me terma idiot te enverit

  2. ?? says:

    Të shpërblehen forcat e rendit. Kemi në fuqi ligjin e luftës me tradhëtarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje