Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me banderloën e shpalosur mbrëmjen e djeshme mes Partizanit dhe Skënderbeut.
Një banderolë ku klubi i Partizanit dhe tifo grupi “Ultras Guerrils” janë distancuar nga ky akt i cili nuk ka të bëjë me ata- por tashmë kemi një deklartë të turpshme të kryer nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Një deklaratë e ngjashme si ato të mediave greke të cilat kërkojnë që të politizojnë gjithçka.
FSHF ka gjetur rastin për të sulmuar klubin e Partizanit duke e bërë përgjegjëse për atë banderolë të shpalosur ku thekson se mbetet në përgjegjësinë e klubit parandalimi i këtyre incidenteve, në rastin aktual i klubit Partizani, bëjnë me dije se komisionet juridike pranë FSHF-së do të mblidhen në mënyrë urgjente dhe do të shqyrtojnë të gjithë incidentin për të vijuar me masat përkatëse.
Pra, një deklatë që i hedhin akoma dhe më shumë “benzinë zjarrit” në vend që të ul gjakrat dhe të distancohet nga dy tre tifozë të cilët nuk mund të përfaqësojnë të gjithë klubin.
Deklarata e FSHF-së.
Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e thellë dhe distancohet në mënyrë të prerë nga incidenti i djeshëm ndodhur gjatë ndeshjes Partizani – Skënderbeu, duke iu referuar qartazi parrullës së shpalosur në fillim të ndeshjes në seksionin e tifozerisë së Partizanit, parrullë dukshëm me sfond racist dhe me mesazhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit. Edhe pse u desh ndërhyrja e delegatit të ndeshjes për heqjen e atij çarçafi të errët, sërish qëllimi dhe akti mbetet shumë i dënueshëm.
Ajo parrullë që nuk ka asnjë të përbashkët me thelbin e futbollit për të bashkuar njerëzit në paqe e harmoni, nuk mund të jetë kurrësesi një element tifozerie e aq më pak të qëndrojë mbi flamurin tonë kombëtar. FSHF, duke dënuar me forcë gjuhën e përdorur dhe mëndjen e trazuar për t’a përzjerë futbollin me racizëm apo pseudo nacionalizëm, siguron opinionin publik dhe tifozët e vërtetë se stadiumet tona nuk do të shndërrohen asnjëherë në mediume konflikti dhe urrejtjeje por do të jenë në çdo rast e çast arenë ku mbizotëron fryma e solidaritetit, gjallërisë dhe dashurisë për futbollin. Ritheksojmë se distancohemi qartazi nga çdo provokim dhe shprehim bindjen se ky grupim i veçuar, çarçaf i shkurtër dhe i keq orientuar nuk do të arrijë të prishë imazhin e futbollit dhe tifozerisë së vërtetë.
Duke i nxjerrë kartonin e kuq këtij rasti të rrezikshëm për imazhin e futbollit, i sigurojmë të gjithë se do të merren të gjitha masat përkatëse që raste të tilla skenaresh dritëshkurtra jo vetëm të mos kalojnë pa u ndëshkuar por kurrësesi të mos përsëriten e të mos njollosin imazhin e lojës së futbollit. Duke theksuar se mbetet në përgjegjësinë e klubit parandalimi i këtyre incidenteve, në rastin aktual i klubit Partizani, bëjmë me dije se komisionet juridike pranë FSHF-së do të mblidhen në mënyrë urgjente dhe do të shqyrtojnë të gjithë incidentin për të vijuar me masat përkatëse.
Më poshtë deklarata e bërë nga Partizani që tregon distancimin e saj nga banderola.
Falë masave të marra organizative, takimi Partizani – Skënderbeu rezultoi një festë e vërtetë sportive e denjë për një ndeshje vitrinë të kampionatit tonë. Njëkohësisht dëshirojmë të distancohemi nga episodet sporadike (rasti i banderolës), të cilat nuk kanë lidhje me eventin sportiv, dhe bien ndesh me politikat Fair –Play të Klubit. Sporti duhet ti bashkojë njerëzit dhe jo të krijojë përçarje mes tyre.
Një falenderim i veçantë shkon për tifozerinë e kuqe, e cila me pjesmarrjen e saj masive,në këtë ndeshje, këngët dhe përkrahjen e fuqishme përgjatë gjithë takimit, dhuruan një atmosferë të mrekullueshme.
(TemA)
Ti ore majmun hipokrit qe thua 2-3 tifoz, je thjesh pjese e skandalit.
###
Sic duket ne foto banderola mbahet nga te pakten 16 persona, pa llogaritur 50-60 persona qe fshihen nga pase, pa llogaritur dhe disa qindra qe jane verdall entuziast per banderolen e TURPIT.
###
Mereni me te vdekurit o legena, kjo eshte tradita tuaj te triumfoni dhe festoni mbi kufomen e pa fajshme …. produkt i pa besis tuaj.
Edhe sa kohe do te vazhdoje ” Duka i krimit” te sulmoje Partizonin nga karrikja e presidentit te FSHF?
Ti ore Flm , Lmf,Mfl, mos ofendo nje milion Shqiptare per tre zagare qe merren me te vdekur , ti ore zarbe e Zerves, mos tjeterso karakterin e Partizanit dhe tifozerise te ti me njerezore dhe me me edukate ne Shqiperi, ti ore pjestar i bandava famkeqe te te ashtuquajturit Vorio -Epir qe late gjth ato nena me shami te zeza , gjith ata shqiptare pa varre dhe varre pa emer , pthu fare e keqe .