Artan Hoxha: Fiset Bajri dhe Lici bënë kumbari, përpara vrasjeve të fundit. Ja si u lidha me fisin Bajri

31 Tetor 2018, 21:17Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha duke folur për Top Story, rrëfen detaje të pazbuluar lidhur me përplasjet mes fiseve Bajri dhe Lici.

Para vrasjeve të ndodhura mes këtyre dy familjeve, është arritur paqja e cila sipas tij nuk zgjati shumë kohë.

“Pati një takim mes dy grupeve kryesore të Shkodrës, të cilët ranë dakord që mes tyre ti mbyllnin konfliktet dhe të vazhdonin në paqe.

Sigurisht që takimi u shoqërua edhe me garanci, mes tyre është bërë dhe kumbari…”, tha për Top Story, Hoxha.

Artan Hoxha para disa muajsh arriti të realizojë një intervistë ekskluzive me Safet Bajrin, njëri prej prestarëve të grupit Bajri konsideruar si personi më i kërkuar i policisë belge.

Hoxha shpjegon dhe rrëfen peripecitë që i’u deshën për të realizuar intervistën me Safet Bajri.

“Mu desh që së pari ta identifikoj se ku ndodhet, në çfarë zone ndodhet dhe së dyti të kërkoj kontakt, ta marr në intervistë në një ambient dhe në një situatë ku ai nuk rrezikonte arrestimin nga policia.

Kam shkuar në Shkodër, kam ndërruar 3 makina për të shkuar, dhe kur kam mbaruar intervistën nuk jam kthyer në Tiranë, ika në Mal të Zi, u ktheva pas 3 ditësh në Tiranë”, tha Artan Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje