Barcelona, Messi kthehet në stërvitje, por me Interin nuk do të jetë

31 Tetor 2018, 14:45Sport TEMA

Barcelona ka njoftuar se Lionel Messi është rikthyer në senacat stërvitore me ekipin – dhjetë ditë pas thyerjes së dorës së pësuar në ndeshjen kundër Sevillas në “La Liga”.

Klubi katalanas kishte planifikuar se rikthimi i yllit argjentias të ishte pas tre javës dhe mjekët nuk duan që të nxitojnë duke theksuar se koha e rikuperimit do të jetë sipas afatit të caktuar.

Një mungesë e madhe për Barcelonën, por edhe pa yllin e saj ata fituan lehtësisht ndaj Interit dhe mbi të gjitha, kundër Real Madrid, në El Clasico me shifrat 5-1 në “Camp Nou”.

Messi me gjasë nuk do të thirret për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve për të martën e ardhshme në San Siro kundër zikaltërve, shkruan “Sportmediaset”.

Pavarësisht daljes në seancën e sotme stërvitore Messi ka bërë një numër të ushtrimeve të lëvizshmërisë për të rifituar besimin me terren. (TemA)

FC Barcelona

@FCBarcelona

Leo returns to training!

17.400

5.635 utenti ne stanno parlando

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje