Trajneri i ri i madrilenëve, Santiago Solari, ka thënë se Real Madridi duhet të tregojë karakter që në ndeshjen e tij të parë në krye të stolit të “Los Blancos”.
Julen Lopetegui u shkarkua pas humbjes 5-1 të Realit në Barcelonë të dielën që la gjigandët spanjollë në vendin e nëntë në La Liga.
Ai është “zëvendësuar përkohësisht” nga trajneri i ekipit B, Solari dhe argjentinasi, të mërkurën do të bëjë debutimin e tij në stol ndaj Melilla në Copa del Rey.
“Lojtarët janë pak të lënduar, por me të vërtetë duan t’i kthejnë gjërat për mirë”, tha ish-sulmuesi i Realit në një konferencë shtypi.
“Ky është një ekip i kampionëve, i luftëtarëve, i lojtarëve që kanë dhënë shumë gjëra për këtë klub. Është një mundësi e mrekullueshme, është një klub i mrekullueshëm dhe nuk e them vetëm tani si trajner i ekipit të parë. Unë kam qenë në këtë klub duke bërë gjëra të tjera – kam luajtur, kam djersitur për këtë fanellë.
Madridi është më i madh se të gjithë ne, por na prek të gjithë me madhështinë e saj dhe dua të bëhem pjesë e saj”.
‘Askush nuk krahasohet me Zizou’
Julen Lopetegui zëvëndësoi ish-mesfushorin e Francës Zinedine Zidane, i cili u largua nga Real në muajin maj, pasi ndihmoi klubin të fitojë Ligën e Kampionëve tre vjet me radhë.
Zidane, ka qenë shok skuadre me Solarin në vitet 2001 dhe 2005, dhe të dy janë promovuar nga trajneri i ekipit B dhe më pas për të marrë përgjegjësinë për ekipin e parë.
“Zinedine Zidane është një nga gjërat më të mëdha që kemi pasur në klub,” shtoi Solari.
“Të gjitha mbiemrat që ju mund të mendoni nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar Zizou. Ai është shumë i qetë, ai është një trajner i madh dhe askush nuk mund të krahasohet me të”.
(Burimi BBC, TemA)