HETIMI/Negociatorët i janë afruar Kacifas duke i kërkuar që të dorëzohej, por ai ka qelluar.

1 Nëntor 2018, 17:12Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur të shqyrtojë filmimet e RENEA-s gjatë aksionit në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas.

Mësohet se në pamje tregohet qartë momenti kur të riut i është bërë thirrje që të dorëzohet, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme.

Madje mësohet se negociatorët i janë afruar Kacifas duke i kërkuar që të dorëzohej, por shqiptaro-greku jo vetëm ka refezuar por edhe ka rrezikuar jetën e efektivëve të RENEA-s duke qëlluar mbi ta me kallashnikov.

Gjatë ditës së enjte konsulli grek, Vasili Tolios ka zhvilluar një takim me drejtuesen e Krimeve të Rënda dhe me Prokurorin e çështjes në lidhje me mbarëvajtjen e hetimit.

Bisedimet kanë zgjatur rreth 20 minuta, por pa dhënë detaje mbi temën.

Ndërkohë sipas mediave greke, në shtetin fqinj ka nisur hetime paralele për vdekjen e 35 vjeçarit, madje thuhet se gjatë ditës së enjte janë marrë në pyetje prindërit dhe e motra e viktimës.

3 komente në “HETIMI/Negociatorët i janë afruar Kacifas duke i kërkuar që të dorëzohej, por ai ka qelluar.”

  1. Lennard says:

    Beni sa te doni hetime .Eshte e qarte si Drita e Diellit.Derisa Eshte filmuar duke gjuatur Policet ,nuk kishte rruge tjeter vecse te eleminohej se po rrezikonte shume jete Njerzish.

  2. theatrical says:

    bejani analizat se mos ka terheq ndonjecike mjell para se te merte pushken per te cliruar vorje epirin

  3. MBINJERIU says:

    HEJ NJEREZ , IMAGJINONI TE KUNDERTEN.
    SIKUR NJE GREK TE KETE FITUAR SHTETSINE SHQIPTARE DHE TE SHKOJE NE NJE AKTIVITET QE ORGANIZOHET NE GREQI PER NDER TE FESTES SE 28-29 NENTORIT DHE TE TERRORIZOJE GREKET ATJE ME ARME NE DORE TE QELLOJE POLICINE GREKE DHE NGA ANA TJETER NE TE NGRIHEMI NE REVOLTA PSE POLICIA GREKE VRSU NJE TERRORIST ?
    KY ESHTE ABSURDI.
    PO GREQIA KA BERE KASAPHANE MBI SHQIPTARET E PA MBROJTUR PER 25 VJET ME OPERACIPNE FSHESA E TE TJERA.
    NUK KA INVENTAR TE SAKTE SE SA JANE VRARE NGA GREKU NE .KUFI.
    DHE NE PRESIM DHE BEJME SEHIR.
    KAQ MJAFTON PER TE BERE KRAHASIMIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje