Shpëtim Nazarko: Akuzat ndaj Tahirit të pakuptimta, shpresojmë që Lleshin ta karakterizojë disiplina e ushtarakut

1 Nëntor 2018, 17:19Kronika TEMA

Shpëtim Nazarko ka folur lidhur me qëndrimin e fundit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe pikëpyetjet rreth pasardhësit të Fatmir Xhafajt të dorëhequr nga ky dikaster.

Duke i cilësuar si të pakuptimta akuzat e ngritura prej më tepër se një vit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, analisti Shpëtim Nazarko, i cilësoi po aq të pakuptimta edhe pretendimet e Tahirit për një plan të gjerë për ta futur në burg.

Por sipas tij, dalja sot e tij ka një të drejtë morale nga ana njerëzore, pas ka mbi 1 vit që akuzohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e vendimi i Gjykatës italiane e shpall të pafajshëm.

Në lidhje me zgjatjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Nazarkon duket paksa e paqartë, pasi baza e akuzës së Prokurorisë varen nga hetimet në Itali. Por sipas tij, Prokuroria mund të jetë ende duke mbledhur fakte të reja.

Në studion e Top Talk, Nazarko ka folur edhe për situatën në Ministrinë e Brendshme, pas dorëheqjes së Xhafajt, e mos pranimit ende të propozimit të Ramës për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin.

“Njeriu për të cilin flitet që do të jetë Ministër i Brendshëm është gjeneral, është liruar si ushtarak, e tashmë ka gjithë të drejtën të jetë ministër.

Presidenti ka për ta dekretuar, s’ka arsye tjetër.

Mbetet shpresa që Sandër Lleshi, si një person që ka rreptësinë e ushtarakut, ta karakterizojë disiplina e ushtarakut edhe në punën e tij”, u shpreh Nazarko.

1 komente në “Shpëtim Nazarko: Akuzat ndaj Tahirit të pakuptimta, shpresojmë që Lleshin ta karakterizojë disiplina e ushtarakut”

  1. Ali babushi says:

    O pijaneci sharlatan, po ti as per Coban nuk je o nazarko trapi ,e Jo me te japesh mend ,edhe a to pak qe ne patur ti ka mare alkoli dhe te Jane thare trute, ha pension in dhe mos u ndje me ,se ste pjerdh me njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje