Maqedonia u rendit e para në rajon dhe e dhjeta në botë për klimën e të bërit biznes në raportin e fundit të Bankës Botërore “Doing Business 2019”. Ky certifikimin e ka bërë vendin fqinjë të suksesshëm në këtë dekadë për thithjen e investimeve të huaja. Shumë kompani të huaja që fillimisht kanë pasur interes të zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, por me pas kanë zgjedhur Maqedoninë për shkak të lehtësirave dhe taksave të ulta.
Por dy vitet e fundit edhe bizneset shqiptare kanë parë me interes të investojnë në Maqedoni sidomos në linjat e prodhimit.
Kompania Sagen në shtator të këtij viti nisi investimin Maqedoni për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë ilaçe. Sipas të dhënave nga projekti atje do të prodhohen tretje infuzive dhe ilaçe gjenerike, pjesa më e madhe e të cilave do të jenë për eksport. Projekti i kompanisë shqiptare në Maqedoni është 20 milionë euro dhe synon të punësojë rreth 300 persona.
Grupi më i madh në Shqipëri, Balfin, njoftoi se do të investojë 100 milionë euro këtë vit në një projekt që kushton gjithsej rreth 180 milionë euro, në zhvillimin e një zone shumëfunksionale në periferi të Shkupit në Maqedoni.
Kompania Agna Group gjithashtu ka lajmëruar për zhvillimin e një linje prodhimi për biskotat në Maqedoni, e cila është projektuar të jetë më e madhja në Rajon.
Maqedonia sipas raportit të Bankës Botërorë të “Doing Business 2019”, renditet në të 10 kriteret kryesore shumë para Shqipërisë.
Shqipëria u rendit e 13 në botë për lejet e ndërtimit ndërsa Shqipëria në vendin 151 të në botë.
Maqedonia u rendit në vendit e 57 për aksesin në energji, Shqipëria në vendin e 140-të.
Në lehtësitë e pagesës së taksave Shqipëria u rendit e 122-ta e në botë, ndërsa Maqedonia e 31 në botë.
Barra fiskale në Maqedoni është më e ulëta në rajon dhe në Shqipëri më e larta. Sipërmarrjet shqiptare paguajnë në total taksa dhe kontribute që janë sa 37.3% e fitimeve të tyre, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2019”. Ky nivel është më i larti në rajon edhe në krahasim me Serbinë, që ka nivele taksash të ngjashme me ne. Bizneset serbe paguajnë taksa e kontribute sa 36.6% të fitimeve. Maqedonia është shteti me barrën më të ulët të taksave për bizneset, me vetëm 13.3% të fitimeve (bizneset në Maqedoni paguajnë vetëm tatimfitimin dhe taksat bashkiake). Më pas renditet Kosova, që e ka këtë tregues 15.2%, Mali i Zi 22% dhe Bosnja me 23.7%.
Maqedonia e ka normën e tatim fitimit 10%, ndërsa në Shqipëri është 15%.
Banka e Shqipërisë raportoi se stoku i investimeve shqiptare jashtë vendit në fund të 2017-s arriti në 1.2 miliardë euro. Kjo shumë është e barabartë me 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është sa 19% e stokut të Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë. Por ekspertët e Bankës së Shqipërisë pohojnë se shuma prej 1.2 miliardë eurosh që shqiptarët kanë investuar jashtë përfshin brenda saj banesat e blera jashtë, të cilat klasifikohen si një formë investimi.
Në Maqedoni, ka një mbizotërim të prodhuesve të automjeteve, me kompanitë e huaja perëndimore dhe amerikane, që kanë investuar ndjeshëm vitet e fundit, të tërhequr nga lehtësitë fiskale, që shteti maqedonas u ka ofruar investitorëve përmes zonave të lira ekonomike, duke ndikuar në rritjen e punësimit dhe eksporteve në vend. Investimet e tyre janë të vogla në vlerë absolute, duke u luhatur në 20-30 milionë euro, por efekti në punësim ka qenë i konsiderueshëm. Tre prej tyre ndodhen në renditjen e10 më të mëdhenjve, sipas qarkullimit vjetor
Johnson Matthey DOOEL, prodhuesi maqedonas i katalizatorëve dhe pjesëve të makinave, vijon të jetë më i madhi i Maqedonisë, me të ardhura 1.5 miliardë euro në 2017-n, teksa ka rreth 800 të punësuar. Ky subjekt është dhe eksportuesi më i madh në Maqedoni, teksa të ardhurat e tij janë sa 75% e gjithë eksporteve shqiptare (që ishin rreth 2 miliardë euro në 2017-n, sipas INSTAT). Pak vite më parë, kjo kompani shfaqi interes dhe për Shqipërinë, por më pas vendosi të hapë fabrikën e dytë në Maqedoni!
KROMBERG & SHUBERT MAKEDONIJA DOOEL Bitola, me aktivitet në prodhimin e sistemeve elektrike për automjetet, kishte të ardhura prej 150 milionë eurosh dhe renditej në vend të shtatë në 2017-n. Kompania ka mbi 4300 të punësuar. Qeveria maqedonase nënshkroi një kontratë me kompaninë gjermane Kromberg & Schubert në dhjetor të vitit 2011 dhe dy vjet më vonë, në tetor 2013, ata hapën një fabrikë për prodhimin e kabllove të makinave, të vendosura në zonën industriale Zhabeni, pranë Manastirit. Investimi ishte rreth 20-26 milionë euro. Qeveria maqedonase e ka përshkruar fabrikën Kromberg & Schubert në Zhabeni si investimin më të madh, sa i përket numrit të punonjësve, në historinë e Maqedonisë vitet e fundit.
Fabrika e re e autobusëve të Van Hool në Shkup, e përuruar në vitin 2014, renditet në vendin e 10, me të ardhura prej 135 milionë eurosh tre vjet pas hapjes së aktivitetit. Një porosi e madhe nga tregu amerikan për 500 autobusë nxiti prodhuesin belg të autobusëve të investonte 25 milionë euro në Maqedoni. CEO Filip Van Hool e ka shpjeguar kështu zgjedhjen e Maqedonisë, në momentin që vendosën të bënin investimin: “Van Hool dëshiron të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në tregun amerikan. Nga fillimi ishte e qartë se ne nuk mund të ndërtonim 300 autobusë standardë në Belgjikë: kosto ishte e shtrenjtë, mbi të gjitha për shkak të pagave të larta për ndërtimin e autobusëve të standardeve bashkëkohore. Pas një analize të detajuar të disa mundësive, vendosëm të ndërtojmë një fabrikë të re në Maqedoni. Vendi, megjithëse nuk është anëtar i BE-së, është megjithatë shumë i orientuar drejt Europës. Klima e favorshme e investimeve, së bashku me kushtet e punës dhe aftësitë e fuqisë punëtore të motivuar, na nxitën që të bëjmë një investim prej 25 milionë eurosh në Maqedoni”, ka pohuar ai në momentin e përurimit. Sot, fabrika ka rreth 400 të punësuar.
Zhvillimi i industrisë së automjeteve ka nxitur eksportet e vendit. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve në Maqedoni ishin gati sa 50% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2016-n, referuar të dhënave të Bankës Botërore, ndërsa në Shqipëri, ky tregues është gjysma, rreth 27%.
Në kontrast të plotê, punëdhënësi më i madh në Shqipëri deri tani është nje kompani e lojërave të fatit, ITSGA, me rreth 3 mijë të punësuar!(Monitor)
Eshte normale qe bizneset te shkojne atje ku ka klime te tille,por njeherazi dhe ku fitimi eshte me i madh.Skemi pse xhelozohemi kot me kot
Le t’i lexoje keto shifra ministri i Finances mesues anglishtes qe t’i rrefeje Rame piktorit se si drejtohet vendi me sukses!
Nuk zhvillohet nje vend me nje kryeminister qe ben GAM GAQM tere diten me opoziten,me popullin dhe kujton se i zgjidh hallet e njerezve me llogje kavaje ne facebook!
Na iku nje bandit kriminel si Berisha dhe na erdhi nje karagjoz arrogant si Rama!
Ne shqipri se Kane mendjen me ndertu fabrika po’ kulla dhe resorte qe nuk prodhojne asgjo
ITSGA mbyllet me 1 janar sipas teorive ekonomike te shkencetarit Ahmetaj duke lene pa pune 3000 punonjes ,vetem nga mbyllja e lojrave te fatit llogariten te mbeten pa pune mesatarisht 10000 punonjes.Pa permendur ketu efektin zingjir,kontratat e internetit,securityt,sigurimet,etj,Nuk e di kush ja keshilloi nje vendim te tille Kryeministrit por do i perkthehet ne ulje te votave sidomos te te rinjte.
Shqiperia ne vend te 13 per leje ndertimi , ndersa shqiperia ne vend te 151(, hajde dhe kuptoje , keni shume lajme e koha nuk ju lejon qe ti verifikoni ,ti korigjoni apo PA AFTESIA?)
Jo. Ne Shqiperi e kane mendjen te bejne pergjime, regjistrime, t’i hane koken njeri tjetrit, te sajojne gjithfare gjerash, te grinden kot edhe per ngjarje qe kane ndodhur 150 vjet perpara. Media merret dhe ushqehet vetem me keto absurditete. Njerezit e mencur qendrojne modest, me shume flasin ata qe jane injorante dhe te djallezuar. Nuk eshte vetem Maqedonia qe po terheq investime nga ne. Shikoni me tej se ka mbi 15 – 20 vjet qe investitore shqiptare investojne ne Bullgari, Itali, Rumani etj. Mbaj mend ne dhomen e tregetise ne Bullgari para 10 vitesh ishin 48 firma shqiptare te regjistruara.
Harxhojme kohe kot, xhirojme ne boshllek si askush tjeter. Kemi 28 vjet qe cdo dite flasim per zgjedhjet, qe shajme institucionet tona.