Studimi i fizibilitetit: Autostrada Tiranë-Durrës, me pagesës nga 2 deri në 5 euro

2 Nëntor 2018, 17:09Ekonomia TEMA

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ta bëjë publike ofertën për koncesionin e rrugës Tiranë-Durrës, Top Channel ka arritur të sigurojë disa nga detajet më të rëndësishme të saj.

Burime konfidenciale thonë se ofertuesi është një grup i madh indian me disa koncesione autostradash në Azi, por që në Shqipëri është i përfaqësuar nga dy kompani lokale, Albstar, e cila po ndërton stadiumin Arena kombëtare si dhe kompania Trema Inxhiniering.

Por si do të preken qytetarët nga dhënia me koncesion e kësaj rrugë? Studimi i fizibilitetit, që edhe ky nuk është bërë publik nga qeveria, parashikon dy tarifa.

Për automjetet e vogla do të paguhet 2 euro për çdo kalim, ndërsa për automjetet e mëdha tarifa do të jetë 5 euro.

Projekti për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës parashikon që kompania private të zgjerojë me dy korsi të tjera rrugën kryesore si dhe do të sigurojë rrugë alternativë kalimi pa pagesë.

Bëhet fjalë për rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa, e cila do të rikonstruktohet po nga kompania private.

Në projektbuxhetin e vitit 2019, qeveria ka vënë si vlerë tavan për këtë koncesion shifrën 49.1 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.

Dhënia me koncesion e rrugës Tiranë-Durrës është ende në fazë projekti.

Qeveria ka pranuar zyrtarisht se ka marrë një ofertë të pakërkuar, por Ministria e Infrastrukturës deklaroi se kjo ofertë është në fazë shqyrtimi dhe nuk është vendosur ende nëse do të pranohet ose jo.

Ndaj edhe shifrat si ajo e ndërtimit të rrugës, si tarifa e kalimit, janë ende jo zyrtare dhe do të përcaktohen përfundimisht vetëm nëse ministria e Transporteve vendos ta pranojë ofertën e koncesionit.

8 komente në “Studimi i fizibilitetit: Autostrada Tiranë-Durrës, me pagesës nga 2 deri në 5 euro”

  1. Zambi says:

    Ku jeni o ushtria rilindase e komentuesve se tani eshte momenti ti beni ca komplimente liderit suprem.

    1. zorro says:

      Hallall Edi Rama! E duam Shqiperine si gjithe Europa, e pra kjo eshte Europa! (P.S Nuk do ishte me mire ta linte rrugen te rrenohej dhe te ribente PD-ja pas nja njezet vitesh, kur te vije ne pushtet?)

  2. gggg says:

    11 milione dollare ne vit per 35 vjet .Nderkohe qe qeveria harxhon vetem 15 milione dollare ne vit per gjithe rruget e shqiperise.?! Indianet e Albstarit dhe ne indianet e vertete.:)

    1. rrypi says:

      Nga e nxorre qe vetem 15 milione euro ne vit harxhohen per ruuget ne gjithe Shqiperine, apo futja qe te beje kontrast me ate qe duhet bere? Per mendimin tim, jo Rama, jo Berisha por dhe ata qe do vijne ne fuqi per 50 vitet e ardhshme duhet t’ju lene juve me kete mentalitet ne mes te baltes dhe pluhurit se tjeter dhe nuk meritoni.

  3. Ledio says:

    Kjo eshte idiotllek, shteti i nderton me kredi (hua me interes) edhe ju a jep indianeve qe qelben erra hudhra ta manaxhojne. Vetem te mashtrojne dijne te gjithe, Rama, Meta, Berisha,Basha etc

  4. ME EMER says:

    .. nga me buke por por pa rruge , kalojme me rruge por pa buke ..!.. “URRIME.. QEVERI LIGJITIME..!”

  5. gggg says:

    Megjithatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kontrata me 83 kompani që mirëmbajnë akset kombëtare në të gjithë vendin, të ndarë në tre rajone kryesore. Vetëm gjatë vitit që lamë pas, në 11 muaj janë financuar rreth 1 miliard lekë pagesa për kontraktorët dhe kur vjen puna tek rezultatet e mirëmbajtjes, ato bëhen kryefjalë dhe arrijmë t’i shohim vetëm në raste jonormale, si ato me temperatura të ulëta e reshje dëbore apo në raste përmbytjesh.

  6. HQ-18 says:

    Robtë ku ti keni me gjithë koncensione!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje