Avokati i Kacifës: Trupi do të dorëzohet tek familjarët deri të martën

5 Nëntor 2018, 09:02Kronika TEMA

Autoritetet shqiptare kanë rënë dakord të dorëzojnë trupin e Konstantinos Kacifas, tha avokati i familjes në një intervistë për televizionin Antena, raporton ekathimerini.

“Pritet që autoritetet në Shqipëri do të lëshojnë trupin e Kacifas tek të afërmit deri të martën”, tha avokati Efthimios Navridis për televizionin ANT1 të hënën.

Vdekja e Kacifas ka ngjallur tensione midis Greqisë dhe Shqipërisë.

“Autoritetet shqiptare pohojnë se Kacifas u vra në një shkëmbim zjarri me policinë shqiptare“, shkruan Ekathimerini.

Vrasja e 35-vjeçarit nxiti protesta të tensionuara në Greqi duke acaruar edhe marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje