Plot 110 vjet pas mbytjes, “Titaniku” do të kthehet sërish në lundrim në ujërat mes Britanisë së Madhe dhe Nju-Jorkut. Në fakt fjala është për një kopje besnike të anijes gjigante dhe jo për origjinalin që gjendet në fund të Oqeanit Atlantik, ku u mbyt gjatë udhëtimit të parë në vitin 1912.
Një kopje identike e Titanikut, por e pasuruar me teknologjitë më të avancuara të shekullit XXI, është në ndërtim e sipër në kantieret e anijeve në Dubai. Kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e saj, “Blue Star Lines”, thotë se transatlantiku i ri do të nisë dhe të çojë në fund udhëtimin që nisi 110 vjet më parë dhe nuk e përfundoi kurrë. Kjo pritet të ndodhë në verën e vitit 2022.
Udhëtimi përurues do ta çojë anijen nga Gjiri Persik drejt Britanisë së Madhe, ndërsa më pas turistët e pasionuar pas historisë së Titanikut do të shijojnë lundrimin nga Britania drejt SHBA-ve.
Projekti kolosal me vlerë 500 milionë dollarë ka nisur në vitin 2012, por për shkak të mosmarrëveshjeve financiare mes ortakëve ka mbetur pezull për disa kohë. Anija madhështore do të mbajë 2400 pasagjerë dhe 900 pjesëtarë ekuipazhi.
Anija do të ndjekë të njëjtin itinerar me Titanikun e një shekulli më parë, nga porti i Sauthhamptonit në Nju-Jork, por edhe në vende të tjera të globit.
Në ndryshim nga Titaniku i vjetër, version modern ka një sistem të lartë sigurie për t’u mbrojtur nga ajsbergët dhe rreziqe të tjera, ndërkohë që turistët do të shijojnë në bord të njëjtën atmosferë që shfaqet në filmin e James Cameron.
Por nëse në Titanikun e një shekulli më parë, të varfrit udhëtonin në “bodrumin” e anijes, versioni modern ka kabina të mira për të gjithë. (TemA TV)
nNje lajjm i mire per ndertimin e anijes TITANIK ,po kam frike se mos ka fatitn e te pares ne vitit 1912, qoftlarg.