FOTOT: Foshnja 7 muajshe “ndahet” nga binjaku parazitar që po i rritej jashtë trupit

5 Nëntor 2018, 11:59Lifestyle TEMA
FOTOT: Foshnja 7 muajshe “ndahet” nga binjaku parazitar që po i

Një binjak parazitar që po rritej jashtë trupit të një vajze 7 muajshe është hequr falë një operacioni kirurgjikal në një spital në Indi.

Foshnja lindi me një binjak të bashkangjitur në pjesën e sipërme të barkut dhe pjesën e poshtme të gjoksit të saj.

Gjithashtu binjakët ndanin dhe disa organe vitale.

Në një operacion dy orë e gjysmë, mjekët arritën që t’i ndanin binjakët, duke hequr katër gjymtyrët shtesë që nuk ishin zhvilluar plotësisht gjatë shtatzanisë.

Bebet u ndanë me sukses në Spitalin Civil të Tura në rrethin e Garo Hills.

“Ishte rast i komplikuar. Binjaku parazitar ishte i lidhur me organet vitale të binjakut të gjallë. Mëlçia, zorra kishin dalë nga kërthiza e vajzës,”-tha kirurgu Lee Roger Ch Marak që kreu operacionin. (TemA)

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje