Secili me “bindjet” e veta!

5 Nëntor 2018, 19:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Emërimi i Sandër Lleshit, zëvendësministër i Brendshëm me kompetencat e njeriut që do të drejtojë “de facto” institucionin, i vë frê krizës kushtetuese që prodhoi vendimi i presidentit Ilir Meta, i cili e refuzoi dërgimin e dekretit në Kuvend, bazuar “mbi bindjet” e tij. 

Emërimi i tij si zëvendësministër, e konservon krizën dhe nuk i hap rrugë arbitraritetit dhe precedentit anti-kushtetues që prodhoi Presidenti, duke futur Shqipërinë në rrjedhat e krizës së Maqedonisë, një vit më parë.

Por përse ky akt e bëri aq nervoz presidentin Ilir Meta?

Shpjegimi i vetëm që ai ka hedhur në shtyp përmes zarave të vet, ka të bëjë me faktin se kjo është një hakmarrje ndaj Edi Ramës, i cili, sipas tyre, ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.

Kjo është një shenjë gjurmësh që na çon aty ku është  problemi real i kësaj beteje.

Së pari, duhet të sqarojmë që Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese, dhe ajo nuk është shkrirë. Gjykata Kushtetuese është jo funksionale përkohësisht, pasi Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë bllokuar procesin e plotësimit të vendeve bosh në të, duke bllokuar çdo hallkë të procesit Vettingut, Shkollës së Magjistraturës, dhe hapave të tjerë që mund ta shpejtonin procesin. Por Gjykata Kushtetuese do të plotësohet së shpejti.

Çdo përpjekje e dëshpëruar për ta bllokuar atë dhe për të sjellë destabilizim para se të bëhet Reforma, nuk do të funksionojë, mbi të gjitha, se “rojet” reale të Reformës në Drejtësi nuk janë as tek zyra e Ilir Metës, as tek zyra e Edi Ramës apo Sali Berishës, por diku jashtë tyre, në Bruksel dhe Uashington.

Por më shumë se sa vakuumin e Gjykatës Kushtetuese, duket se Presidenti po përdor vakuumin e Ambasadës amerikane dhe asaj të BE në Tiranë, ku një ambasador nuk ka ardhur akoma dhe tjetri akoma nuk ka mësuar zyrën. Por dhe ky vakuum do mbyllet shpejt.

Shqipëria ka Gjykatë Kushtetuese. Bujar Nishani ka tentuar në rastin e Arben Ahmetajt, t’i drejtohet asaj për këtë çështje, dhe ajo ka refuzuar t’ia shqyrtojë kërkesën, pasi nuk ka objekt.

Dhe në rastin e Fatmir Xhafajt, ai ka pranuar pas konsultave informale me ta, se nuk ka të drejtë ta refuzojë, dhe nuk e ka bërë aktin e refuzimit.

Kjo e rëndon pozitën e Ilir Metës, pasi e vetmja llogari që ka bërë ai, është të tregojë përmes hakmarrjes, se sa gabim u bë me reformën në drejtësi, dhe të përdorë një pasojë të përkohëshme të saj, që dhe atë e ka bërë vetë, që është mos-funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak të numrave.

Secili që ka probleme me Gjykatën Kushtetuese, mund t’i çojë asaj një ankesë, dhe kur ajo të funksionojë, kërkesa do gjykohet.

Vendimet e Gjykatës  Kushtetuese nuk janë vendime për dënime penale, por akte ligjore që rishkruajnë Kushtetutën.

Nëse Ilir Meta mendon se ka vepruar drejt, ai mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kundër gjestit mospërfillës të Edi Ramës, dhe ajo do plotësohet një ditë, ndoshta brenda vitit, dhe do t’ia japë një përgjigje.

Të njëjtën gjë mund të bëjë dhe Edi Rama. Ndërkohë, ne do të kemi kohë të kuptojmë, kur Gjykata të marrë vendimin, se si do jetë fati i ardhshëm i raporteve mes presidentit dhe qeverisë, në të ardhmen. Deri atëhere, secili të bëjë atë që mendon se është kushtetuese.

Parlamenti është në të drejtën e vet, të marrë vendime sovrane, bazuar në të drejtën që ka për të dekretuar një ministër. Këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë Presidenti, bazuar në bindjet e tij. Kushtetuta nuk ja jep këtë të drejtë në asnjë nen.

Kushtetuta e Shqipërisë nuk i njeh Presidentit të drejtën e dekretit. Atë ja njeh vetëm Kuvendit.

Sali Berisha deri në vitin 1997 dhe Rexhep Meidani deri më 1998, kanë pasur të drejtën e dekretit, pasi ishte Republikë presidenciale.

Ne jemi Republikë parlamentare me Kushtetutën e vitit 1998.  Kuvendi është ai që miraton ose jo qeverinë, ndërsa presidentit, Kushtetuta i ka dhënë të drejtën të dërgojë zarfin e firmosur nga kryeministri në Kuvend, pasi të verifikojë përputhjen me kriteret që duhet të plotësojë një kandidat, bazuar në Kushtetutë.

Është pak a shumë, e njëjta kompetencë që ka Avokati i Popullit, për të dërguar në Kuvend kandidaturat për vendet që do të plotësohen në institucionet e drejtësisë. Edhe ai mbledh aplikimet në kuti postare, verifikon plotësimin formal të kritereve bazë dhe ja çon Parlamentit.

Në rastin konkret, Presidenti po kërkon t’i mohojë Parlamentit të drejtën për të dekretuar një ministër.

Kuvendi nuk ka pse e pranon këtë heqje të së drejtës së tij themelore dhe duhet të marrë vendimet e veta, pasi është institucioni më i lartë sovran në vend.

Kur Gjykata Kushtetuese të vihet në punë, pas thyerjes së bllokadës Meta- Berisha, shqiptarët të paktën do të kenë shansin ta sqarojnë një herë e mire këtë çështje, që së paku presidenti tjetër, pas Ilir Metës, të mos thotë që nuk e dërgoj këtë dekret në Kuvend, se këtij ministrit, nuk ja njoh djalin e tezes.

Kështu të paktën na ngelet pa zgjidhur përkohësisht kriza që prodhoi Presidenti, por shpëtojmë krizat e ardhshme që mund të imitojnë këtë presi(ce)dent.

18 komente në “Secili me “bindjet” e veta!”

  1. Toni says:

    SHUMË QARTË! THANKS!?

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Bravo Mero
      Duhet ti then Hundet nje te papergjeqshmi
      Nje cilimiu ne veprim

    2. ben says:

      Ha ha ha sa kam qeshur.
      Gjykata kushtetuese eshte bllokuar SEPSE berisha me meten kane bllokuar shkollen e magjistratures??????
      Po nese shkolla e magjistratures fillon sot ( ne fakt shkolla e magjistratures e hapur eshte) ata qe te mbarojne studimet duan 4 VJET.
      DMTH QE PER 4 VJET NUK DO KETE GJYKATE KUSHTETUESE ,O MERO EDHE SIKUR BERISHA ME METEN TA VOTOJNE SOT.
      SA POPULL I I DEGRADUAR ESHTE RILINDJA KENAQEN ME SHUME KUR TALLIN TRAPIN ME SHUME ME TA.
      Nese berisha kishte tendencen qe te kontrollonte drejtesine banda e rilindjes nuk do asnje gjykate qe ta kontrolloje ate
      Eshte endra e cdo banditi qe te jetoje ne 1 shtet pa gjykata
      Dhe rilindja kete po ben!!!!!!!

  2. Miri says:

    Si gjithmone sakte ,shkurt,qarte.E sigurte fundi I dyshes kryesore qe drejtojne mafien ne shqiperi.Fundi I tyre eshte vulosur.Gjaku I mijra te vrareve therret.

    1. ari says:

      miri-dhjerja e stalinit edvini flet per kushtetut.po ku shkruan ne kushtetut qe kryeprokuroren e zgjedh me 69 vota o krymba qenefi te rames.ku shkruan ne kushtetut qe te mos ket gjykat kushtetuese.e pa edvin dhjerja e stalinit i kerkoi metes bllokun ,por i thithi ngjalen ne lalz,edhe pse ky i fundit i tha kokpalare e bastard,lere lere por edhe monikes i thithi pallen dhe ja beri burrin president.tek Berisha qe ju beri njerz nga kafsh komuniste qe ishit ishte rrug,rrug,rrug,spitale,shkolla.tek rama ka drog,prostitut,tritol,kokain,perdhunues.mblodhi ter kriminelet e botes dhe u be kryemut.

  3. selfo says:

    Bravo Mero
    Qarte, sakte dhe bindes.

  4. Berti says:

    Te shkarkohet plehra!

    1. ari says:

      berti-leshi i negjmijes rama zgjodhi leshin e vet lleshi.nga dhjerja ne dhjerje po shkon jashteqitja e stalinit edvini.ke ta shkarkoj rama : jastekun e griseldes.xhisielen,apo femijet qe perdhunon roshi,tu shkarkoi Drogen tahirit,xhushit,avdykajve apo olsit,mos ndoshta geronit se xhafes tashem ja shkarkoi e ja vari leshit te vet lleshi.te pa par kafshet e stalinit te ngjizura ne epruvet ne shen Petersburg.

  5. Ergys says:

    Shume qarte.Po keto sqarime qeveria nuk mund ti beje publike ne televizion???Dihet qe Likja eshte nje mafioz i rendomte gjysleksh po mbeshtetet dhe te opozita antikombetare dhe vepron hapur kundra kushtetutes.Dhe disa levizje te zgjuara Rama dhe do te shikojme Liken te pellase nga presidenca.Megjithese nje pellitje te vogel e beri sot kur tha se jam komandant i forcave te armatosura.Do pellase Likja do pellase si lope a gomar,jam i sigurte.

  6. Turi says:

    Po ai Zhej aman se ma shpifi. Pse e nxirni ate plere. Ai esh plere e plerave. Kir ben dhe ai sikur ka pjerdhe njeri ate qe ka refuziar buri monikes z lleshi. O zheji ti je me rq se burri monikes

  7. te flasim si njerez says:

    Po i di keto gjera Clirim Gjata qe ngeli kanal me kanal bashke me ate Rakipllarin qe e njofton ne telefon keshilltari i Metes ne ore 23.00 se Meta ka diçka per te thene por e do ne parlament te mbyllur apo te hapur ?

  8. Lennard says:

    Shume kthjellet e keni shtjelluar.Po kujt i flet mor Xhan?? A e degjove Fahri PalleMiun qe deklaronte sot ne emisionin OPEN ne TCH se Meta -Alias Like Floriri eshte Presidenti me i mire dhe Kurajoz.Ka harruar i Gjori qe eshte pjese e Videove Korruptive te te Ndjerit Dritan Prifti bashke me Like Floririn.

  9. Floriri says:

    Z Mero analizat e tua jane nje terapi e vertete te cilat I lexoj ne fund duke I perdorur ne vend te embelsires
    Ne shqiptaret paskemi qene te duruarit e botes duke ulur kurrizin e lene te luejne keta pseudopolitikane qe na shkaterruan menderisht se ekonomikisht ja kaluam Gjermanise,me duket se na zune gjynahet e ‘ ,ky tjetri eshte lemeri si ka surratin ka dhe shpirtin nuk ben punen e presidentit por plane me Monen si te rrezojne qeverine se elbete po shihen shpesh tani se eshte bere elegante
    Gjithashtu jemi te mallkuar qe na doli nje Sali qe I beri e I Ben 1001 te keqia keti populli duke e shtremberuar rrugen e demokracise,te pasuar nga nje Ilir I pangopurmaterialisht I pangopur me poste duke Ju ngjitur politikes si ai pas opinges Me mosdekretimin e z Lieshi e hoqi masken e presidentit edoli hapur opozitar duke mos pyetur per Kushtetute e per unitet e can duhet ky ??!! Le te shkoje ti marri partine mones e te na lere rehat Gjithashtu kemi nje Lulush qe nuk ma ha mendja se ka te dyte ne bote qe eshte kthyer nr sigurims duke pergjuar e sajuar e bere filma serial Nuk mean me pilafi uje ose te ikin keta e te rri populli ,ose te rri populli e te ikin keta atje ku kane vendin

    1. mirel says:

      Shume e vertete. Adhuruesit e Meros jane te gjithe te semure qe kane nevoje per terapi.
      Ne i thoshim cmendina ne Vlore, ose ndryshe Spitali psiqik

  10. leka i madh says:

    Shume e qarte situata nga shpjegimet e zotit baze. Perderisa e marrim vesh nga gazeta dy jane arsyet pse nuk na e shpjegon politika. Ose e kane me hile ose jane te paafte(une besoj kete te fundit)

  11. vilson naci says:

    O Mero po ku e gjeti llogjiken ky president qe ka ngjitur te gjitha shkallet e hierkarkise pa punuar as edhe nje dite te vetme. Libreza e punes se tij fillon : DEPUTET, KRYEMINISTER, KRYETAR KUVENDI, PRESIDENT I REPUBLIKES. Tani ka ngelur vetem nje post, qe Shqiperia te shpallet mbreteri dhe ky te behet mbret !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  12. dhembeli says:

    Vilson , e ke gabim!
    Likja pas ketij posti do te emerohet ” Baba LIKE” i kryegjyshates boterore.

  13. Flori says:

    Z Mirel me Salen tend Lulin e Monen gjithe shqiptaret jane per terapi,por ti nuk e kupton. ,se ju jeni me nje faze me te avancuar te semundjes e terapia nuk ju ben efekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje