“Duhet një Ministri e Brendshme funksionale”: SHBA, thirrje Metës për dekretimin e Sandër Lleshit?

8 Nëntor 2018, 11:51Politika TEMA
“Duhet një Ministri e Brendshme funksionale”: SHBA, thirrje

Ambasada amerikanë në Tiranë ka reaguar pas ndryshimeve të fundit në Ministrinë e Brendshme.

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, Ambasada bën me dije se duhet një Ministri e Brendshme funksionale, duke lënë të kuptohet kështu, se Ilir Meta duhet të dekretonte Sandër Lleshin si ministër.

Deklarata e SHBA është shpërndarë edhe nga zyra e BE-së në Tiranë.

 Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët.

Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen.

Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme.

Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë.

Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar” – thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.  (TemA)

 

3 komente në ““Duhet një Ministri e Brendshme funksionale”: SHBA, thirrje Metës për dekretimin e Sandër Lleshit?”

  1. Agron says:

    Kjo nuk eshte ndrhyrje ne punet e brendshme te nje shteti?
    Apo “harrova”,i dhane urdher Kryebashkiakut te protektoratit te shqiperise,Metes.

  2. Roberto says:

    Normal qe eshte nderhyrje por mos harro se politikanet ne Shqiperi vetem keshtu frenohen. Harrove ne 97′??? Nese nuk do nderhynte faktori nderkombetar Berisha do bente kasapane ne Shqiperi. Mua aspak nuk me pelqen qe te tjeret fusin hundet por keta njerez kemi dhe keta vetem me dru marrin vesh.

  3. Matia says:

    Sikur të ishim më shumë në vemendjen e partnerëve të fuqishem (si SHBA apo Gjermania),si dhe të terhiqnim më tepër
    interesimin e tyre ndaj nesh,nuk do kishte arsye të “SHQETSOHESHIM” se do na quanin PROTEKTORAT I TYRE. (PROTEKTOR DO TË THOT MBESHTETËS).KUR JE I LIDHUR ME NJË PREJ KËTYRE LOKOMOTIVAVE,VAGONI YNË,QOFTË EDHE I FUNFIT,DO MBRRINTE NË DESTINACION.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje