Një nga anijet luftarake më të mëdha në marinën norvegjeze e cila është pjesë e një flote të NATO-s u përplas në një grykë të ngushtë me një anije cisternë.
Të paktën 7 persona mbetën të plagosur lehtë në përplasjen në Hjeltefjord, pranë Bergenit.
Luftanija KNM Helgeelge Ingstad po kthehej nga stërvitjet ushtarake të NATO-s.
Ndërsa anija cisternë, Sola TS, mbeti pak e dëmtuar dhe raportohet se nuk ka derdhur naftë në det nga ana e saj.
Nuk është e qartë se si ndodhi përplasja e dy anijeve rreth orës 04:00, që çoi në evakuimin e 137 anëtarë të ekuipazhit nga luftanija mes frikës se mund të zhytej në det. (TemA)