Nëpër botë të dielën po shënohet dita e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Armëpushimi I para një shekulli hyri në fuqi më 11 nëntor të vitit 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la pas vetes të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë.
Franca, epiqendra e konfliktit të parë botëror, është mikpritëse e ceremonisë ndërkombëtare, në të cilën po marrin pjesë më shumë se 60 udhëheqës botëror.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë në mesin e udhëheqësve botërorë që po marrin pjesë në ceremoninë që filloi në orën 11, të ditës së 11-të të muajit të 11-të, përfshirë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Të dy ata morën pjesë edhe në darkën e së shtunës të organizuar nga presidenti francez, Emanuel Macron.
Ata shtrënguan duart me njëri tjetrin por, nuk ka pasur ndonjë bashkëbisedim më të gjatë ndërmjet tyre, ndonëse ishte paralajmëruar mundësia që të ketë një takim të ndërmjetësuar nga presidenti francez.
Të enjten, ata dështuan të shënojnë ndonjë përparim në takimin e mbajtur në Bruksel më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u takua të dielën me kancelarin gjermane, Angela Merkel, e cila është më e zëshmja deri tash kundër ideve për ndryshimin e kufijve në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një pjes e botës u perfshi në betejë.Kina përshembull s’morri pjes fare.
Po Ed Rama ku paska qene ??
Apo ishte i zene duke shkruar poezi ne facabook?
Shkelqen ylli i Skraparit,Ilir Meta dy metroshi.
Mungon lideri global Edi Rama. Me siguri do jete ne makine duke xhiruar recitimin e rradhes.