Merkel mesazh botës nga Parisi: Paqja arrihet vetëm me kompromis

11 Nëntor 2018, 22:38Bota TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, se kishte konflikte të shumta rajonale në botë dhe theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe kompromisit.

Duke hapur Forumin e Paqes së Parisit, Merkel paralajmëroi se nacionalizmi është duke ngritur rrënjë në Evropë dhe më gjerë.

Ajo vuri në dukje vullnetin shqetësues ‘të disave për të nxitur interesat e tyre dhe të injorojnë lidhjet’ që mbështesin paqen që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane vuri në dukje se shumica e sfidave të sotme nuk mund të zgjidhen vetëm nga një vend, por në bashkëpunim me të tjerët, që kërkon një qasje të përbashkët në botë, raporton AP.

“Nëse izolimi nuk ishte zgjidhja 100 vjet më parë, si mund të ndodhë në botën e sotme të ndërlidhur?” tha Merkel, duke paralajmëruar se nëse nuk ka kompromis, nuk do të ketë as paqe.

2 komente në “Merkel mesazh botës nga Parisi: Paqja arrihet vetëm me kompromis”

  1. ? says:

    U pasurove ti me compromis. ,ne të tjerrët le të vdesim si në auswicht.

  2. Laku says:

    Ljalim medioker nga nje plake e rrjedhur qe shkaterroi identitetin Europian.Dil ne pension moj se je bere me keq se Saliu yne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje