Rruga që ju hap nazizimit e fashizmit, ja çfarë ndodhi në Luftën e Parë Botërore

11 Nëntor 2018, 12:58Bota TEMA
Rruga që ju hap nazizimit e fashizmit, ja çfarë ndodhi në

Lufta e Parë Botërore ishte një luftë globale e zhvilluar kryesisht në territorin e Evropës, e cila filloi më 28 qershor 1914 dhe zgjati deri më 11 nëntor 1918.

Shkaku i shpërthimit të saj që një vrasje e bujshme në Sarajevë.

Është pranuar përgjithësisht se vrasja e Franz Ferdinandit, mbajtësit të fronit austro-hungarez, ishte shkaku i vetëm i menjëhershëm i Luftës së Parë Botërore, por arsyet gjenden dhe më thellë, te nacionalizmi dhe interesat ekonomike, të ndërthurura të dyja.

Që nga koha e shpërthimit deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ajo thjesht quhej Lufta e Parë ose Lufta e Madhe, dhe pastaj Lufta e Parë Botërore, termi që përdoret më së shumti.

Në Amerikë, ajo fillimisht quhej Lufta Evropiane, por shpesh quhet Lufta e Madhe.

Me 70 milionë ushtarë të mobilizuar, 60 milionë prej tyre në Europë, ajo u u konsiderua me të drejtë si një nga luftërat më të mëdha në historinë e njerëzimit.

Bilanci i saj qe: 9 milion ushtarë dhe 7 milion viktima civile të vrarë.

Ishte një nga konfliktet më vdekjeprurëse në histori, e cila hapi rrugën për ndryshime të mëdha politike, përfshirë revolucionet në shumë vende.

Deri në fund të luftës, katër fuqitë kryesore perandorake – Perandoria Gjermane, Perandoria Ruse, Perandoria Austro-Hungareze dhe Perandoria Osmane – pushuan së ekzistuari.

Harta e Evropës u rikompozua me disa shtete të pavarura ose të rinovuara. Lidhja e Kombeve u formua për të parandaluar përsëritjen e konflikteve të tilla të tmerrshme, por ky qëllim dështoi me kohën, pasi në disa vende nacionalizmi ringriti, ku spikati ndjenja gjermane e poshtërimit e cila kontribuoi në ngritjen e nazizimit e fashizmit italian, gjë që çoi më pas dhe në krijimin e kushteve për Luftën e Dytë Botërore, që do ishte një kasaphanë edhe më e tmerrshme. (tesheshi)

1 komente në “Rruga që ju hap nazizimit e fashizmit, ja çfarë ndodhi në Luftën e Parë Botërore”

  1. ? says:

    Nazizmi dhe fashizmi janë gjallë dhe në detyra kyçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje