DEBATI/ Rama nuk i ka lënë asnjë shteg “shpëtimi” Ilir Metës (dhe si Presidenti e ka shkelur vetë Kushtetutën në rastin e Vitore Tushës)

12 Nëntor 2018, 19:57Politika TEMA

Nga tonet e larta politike, komunikimi mes presidentit dhe kryeministrit për emërimin e Sandër Lleshit ministër i Brendshëm po bëhet me shkresa. Këto të fundit i kanë zënë vendin bisedave kokë më kokë apo kërkesave për të folur me dyer të mbyllura.

Presidenca publikoi listën e pyetjeve, ndërsa kryeministria përgjigjet e premtuara. Nga shqetësimi i presidentit duket se gjithçka lidhet me statusin e gjeneral Sandër Lleshit.

Kreu i shtetit ka ngritur pikëpyetje në lidhje me gradën gjeneral që mban ende Sandër Lleshi, i cili edhe pse nuk është më i angazhuar në Forcat e Armatosura prej 5 vitesh, ka fituar një gjyq me ish presidentin Nishani, pasi ky i fundit e ka shkarkuar si gjeneral, për arsye që gjykata i ka konsideruar të paligjshme.

Rama komentoi publikimin e përgjigjieve të tij, të cilat nuk i lënë asnjë shteg interpretimi të ndryshëm presidentit të Republikës. Për të kaluar një hap para në shahun polkitik, kryeministri i ka dërguar presidentit një kërkesë të vetë zv/ministrit të Brendshëm, për ta ç’dekretuar atë si gjeneral në rast se presidenti do ta shohë të nevojshme.

Kjo lëvizje duket se i mbyll Presidentit çdo hapësirë interpretative edhe pse, vetë presidenti i Republikës me dekretimin e zonjës Vitore Tusha si kandidate e propozuar për KLSH, e ka mbyllur vetë debatin e sajuar po prej atij vetë.

Vitore Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe Ilir Meta nuk i ka kërkuar asaj të dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese për t’u bërë kandidatja e tij për KLSH. Kjo duhet të ndodhë vetëm pasi dhe nëse Vitore Tusha merr miratimin e Kuvendit, sepse deri kur ajo nuk është ngarkuar zyrtarisht me një detyrë të re, s’ka asnjë mosperputhje mes detyrës që ajo kryen aktualisht dhe detyrës për të cilën është propozuar.

E njëjta gjë vlen edhe për gjeneral Sandër Lleshin, qoftë edhe sikur ai sot të ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm.

Për këtë ngërç të krijuar mes presidentit dhe kryeministrit ka ndërhyrë edhe faktori ndërkombëtar që kërkon zgjidhje sa më parë, pasi të gjithë po e vënë theksin te një Ministri e Brendshme funksionale në luftën me krimin në këtë moment të rëndësishëm.(TCH)

15 komente në “DEBATI/ Rama nuk i ka lënë asnjë shteg “shpëtimi” Ilir Metës (dhe si Presidenti e ka shkelur vetë Kushtetutën në rastin e Vitore Tushës)”

  1. romi says:

    Epo ne dy raste te njejta katunari skraparit ka mendime te ndryshme! Kshu eshte kur ve ne krye te vendit plehrat, luajne me fatet te gjithe vendit! Harron idioti qe president eshte me shume pozicion honorific, sesa politikeberes!

    1. shvejku says:

      Tani PRASI-denti nuk ka ku t’ia mbaje me:
      -DO TA DEKRETOJE,por do mbetet ne histori si i PA AFTE!

    2. bureto says:

      Nëse presidenti dhe k/m do të jenë arbitrarë mund të jetë kështu (pra kemi të bëjmë me ‘katundarë’). Por ata vërtet nuk janë juristë e më pak akoma konstitucionalistë, por gjithë ata këshilltarë që mbajnë e paguhen për këtë punë aty ç’bëjnë? A ju kërkohet atyre mendim dhe nëse po, a këshillojnë ata titullarët për rreziqet që mund t’u vijnë atyre për vendime e gabuara, qofshin ato të natyrës politike apo ligjore? Kështu duhet të funksionojë, sepse kështu i bie që fatkeqësisht numri i ‘katundarëve’ në vendin tonë të jetë shumë i madh! E po qe kështu, nga ky stan dihet se ç’bylmet do mjelësh.

  2. llaman says:

    Kesaj i thone hedh nje budalla nje gur ne lume dhe te gjithe turren per ta nxjerre.

  3. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    Cmenduri suniti do te thoshte dikush………..kjo pasi nder shekuj asnjehere dhe ne asnje vend te botes ne nje duel ,suniti nuk ka fituar kurre ndaj nje kristiani,njeh vec humbje,me te vetmin ndryshim ku suma e tij eshte gjakosur apo cqyer here me pak e here ne mase te parikuperushme por kjo ka qen problem vec per te.

    1. agroni says:

      Ti je njeri i semure,te ngeli mendja fe dhe bythe te shklyera, se imagjinoj dot se çte paska bere Janulla me prifti e fshatit!

  4. heroi says:

    presidenti tatalosh.
    .

  5. Bilbili says:

    President pocaqi.

  6. Ismi says:

    Ilir. Meta eshte hajdut i regjur ,nuk e besoj dot qe eshte president i vendit.U prehte ne paqe Dritan Prifti i cili e denoncoi hajdutin por se degjoi kush.Se ne fuqi ish krye banditi Sali ,qe shkaterroi ,gjith nje Shqiperi.

  7. Ndue says:

    Po ministri i brendshem teknik i PD-se nuk ishte nje ushtarak ??????. Perse u pranua?????

  8. Loku says:

    Jo mor jo do vetem garnci plehra,te tjerat jane vetem show.

  9. IVONI says:

    .. ESHTE E DOMOSDOSHME QE LIGJET E VENDIT , KOPETENCAT LIGJORE TE PRESIDENTIT , K/MINISTRIT , MINISTRAVE TE ZGJEDHURIT NE ORGANET E NDRYSHME DREJTUESE NE QARQE ETJ ETJ , TE BEHEN TE NJOHURA NE POPULL. GAZETAT E VENDIT , PARA SE TE NA PARAQESIN NJOFTIME TE TIPIT “DASHURIA E MIMOZES “, TE NA NJOHIN ME KETO LIGJE , ME KETO KOPETENCA QE POPULLI TI DIJE DHE JO TE DEGJOJE “ME PA DURIM “SE C`DO BEJE PRESIDENTI ME K/ MINISTRIN , APO “KUSH DO FITOJE ” , POR “TE RREMBEJE HOLLOVAREN “, PASI ESHTE AI QE I KA ZGJEDHUR SI DHE I PAGUAN PER QEVERISJE TE DREJTE TE VENDIT . KJO GJE DO TU SHERBEJE DHE KOMENTEVE TE NDRYSHME QE BEHEN NGA QYTETARET , QE TE JENE TE PJEKURA , TE BJENE ERE “NJERZILLEK” . FEJA ESHTE “LIRIA E SHPIRTIT” , “ENDRA E LIRE” E C`DO NJERIU QE DESHIRON , POR AJO ESHTE E NDARE NGA POLITIKA KUDO NE BOTE , SIDOMOS NE BOTEN E QYTETERUAR , KU AS BEHET FJALE ME PER “KATUNAR ” {SIKURSE SHOH TE SHPREHET NJE KOMENTUES } , APO QYTETAR , APO KOMENTE TE PERIUDHES SE LASHTESISE DERI NE MES JETE , KU PERMENDEN DUELE MIDIS SUNITEVE , ME KRISTJANET , ETJ ETJ . ME KOMENTE TE “PJEKURA ” PASQYROHET DHE NIVELI KULTUROR I POPULLIT , PASI SI “MIHAL” , APO “BILAL” , NUK TE NJEH NJERI ..! .. TEMA , JU FALENDEROJ ..!

  10. luli nga Kosova says:

    Presidenti eshte nje pleh qe kerkon vetem shpetim te vetes vete dhe me qellim te mos realizimit te reformes ne drejtesi. Si shpjegohet qe nje president u filmua duke marre dollar ne vidjo sips te ndjerit Prifti. Kerkon akoma te marre sa me shume si dhe kembime per te shpetuar byt5hen e vet. Si mund te dekretoi Vitore Tushen kryetare te KLSH ne nje kohe qeligji organik i KLSH cileson se kryetari shkarkohet me rastin e daljes se tije ne pension. Vitore Tusha eshte 59 vjece dhe nje vite del ne pension. Pra edhe ky president ka shkelur rende kushtetuten e Shqiperise dhe nuk i vjen turp qe kerkon nese i eshte ndalur tatimi Sander Lleshit ne nje kohe qe pagesa te tilla per sandrin nuk ndalohet tatim, sepse ligji e cileson shume mire qe te tille rasteve nuk u ndalohet tatim mbi kete lloj pagese. Edi rama duhet te veje veton dhe te mbledhe urgjent Kuvendin dhe te kerkoje te largoje like hajdutin sa me pare si president, qe po luan me fatet e shqiperise ne nje kohe qe te gjithe nderkombetaret perfshire edhe Ameriken e nderuar qe Iliri po sillet si pasha per te keqen e atdheut te vete. Turp per kete president qe ka emruar po vete Rama.

  11. free says:

    Llesh e Tusha dhe rregullohen kta…. pastaj lesh e corape eshte dhe ashtu do e lene.

  12. "BOHOTINA" says:

    Mos e ulni vigjilencen me Ilirin. Edhe kur ia ke zene tere shtigjet, ai del prap se eshte i pafytyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje