Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë takimin e Thaçit me Putinin

13 Nëntor 2018, 15:10Rajoni TEMA

Partia opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar të papranueshëm takimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ditë më parë në Paris.

Deputetja e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se presidenti Thaçi është duke provuar të zëvëndësojë aleatët e Kosovës në këtë rast Gjermaninë me Rusinë.

“Kemi paralajmëruar në vazhdimësi se Thaçi ka në plan të takohet edhe me Putinin pas takimit që kishte me kryeministrin Medvedev. Ekziston një tendencë e vazhdueshme e presidentit Thaçi për të zëvëndësuar aleatët, të zëvëndësojë Gjermaninë me një shtet siç është Rusia. Është skandal çfarë po bën ai si president i vendit. Po provon të krijojë mërrëdhënie të re me Rusinë dhe Serbinë” është shprehur ajo, raporton rel.

Partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se takimi është zhvilluar brenda detyrave kushtetuese të presidentit Thaçi megjithatë, sipas deputetit të kësaj partie Arben Gashi, tema e bisedës që mund të ketë zhvilluar presidenti përbën shkelje kushtetuese.

“Në parim është në kuadër të detyrave kushtetuese të presidentit të mbajë takime me përfaqësues të jashtëm, çështja është çka është diskutuar dhe a është diskutuar çështja e territorit të Kosovës, nëse është diskutuar çështja e territorit të Kosovës atëherë është shkelje e saj” ka thënë Gashi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar të hënën se gjatë qëndrimit në Paris është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se takimi me Putinin është përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme.

“Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, tha Thaçi në Twitter.

5 komente në “Partitë opozitare në Kosovë kritikojnë takimin e Thaçit me Putinin”

  1. ?? says:

    Kanë folur vetëm për Tiranën.

  2. Olimpia says:

    Takimi Thaci Putin eshte nje veprim politik midis dy paleve, ku secili kerkon te arrije synime te caktuara.Natyrisht qe Thaci bisedoi me Putin eshte nje hap normal ne rrugen e afirmimit te Kosoves si shtet i pavarur .Nga pikpamja politike , vete fakti qe Putin bisedon me Thacin eshte pozitive pasi nenkuoton qe tashme Kosova e lire eshte nje realitet i pakthyeshem .Ne nje veshtrim te holle, Rusia e Putinit ka me shume interes te jete afer qendrimeve per te drejta te shqiptareve se sa pretendimeve absurde serbe .Sepse pas katastrofes se Jelcinit Rusia la jashte kufijve nacionale rreth 25 …30 milione ruse gje qe perben nje humbje te madhe ne kushtet e nje hapsire gjigande me vetem 145 milione banore .Jo me kot Rusia u.ka hapur dyert ruseve jashte Rusise Duam apo nuk duam , rasti i Krimese , pavaresisht situatave te ndryshme eshte i ngjashem.me Kosoven .Por ne thelb ne se rusofonet e Krimese kane te drejte te zgjedhin midis dy vendeve sllave Rusise apo Ukrahines, shqiptaret e Kosoves kane 100 here me shume te.drejte te jene te pavarur nga sklavet dhe Putin si nje mjeshter ne politike kete e di shume mire .Por jo vetem Thaci por edhe Rama duhet te takoje Putin.Njohja direkte ne politike shpesh here ka ndikim pozitiv .Bile me Rusine dhe Kinen si antare te perhereshme te KS me te.drejte vetoje duhet bere nje politike inteligjente , larg dogmave te te kaluares.Bota e sotme eshte pragmatike , politika e ndryshueshme, tasme funksionon nje diplomaci e ndryshueshme dhe shpesh miku i armikut nuk eshte detyrimisht edhe armiku jone.

  3. Alban Dega says:

    THACI ESHTE DIPLOMAT E BURRE SHTETI !

    Jo lope as mushk!

  4. Baliu says:

    Lopari XIV i Brojes: Mos e kqyr pazarllakun, po kqyre kallabllakun!!!

  5. Lul Koq.....ja says:

    Po pregatisin procedurar e dhenjes strehim politic Metes pasi te dale urdher arrest per vjedhjet qe ka bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje