Programi raketor i Kinës "alarmon" NATO-n, Stoltenberg: Pekini po investon në prodhimin e armëve të reja

13 Nëntor 2018, 12:06Bota TEMA

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kritikoi sot programin e zhvillimit të raketave me rreze të mesme veprimi të Kinës dhe i kërkoi Pekinit që t’i bashkohej aleancës në kuadër kontrollit ndërkombëtar të këtyre lloj armatimeve.

“Ne vëmë re se Kina ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në prodhimin e armëve të reja dhe moderne, përfshirë edhe raketat, ndërkohë që gjysma e këtyre raketave shkelin traktatin INF nëse Kina do të ishte firmëtare”, deklaroi Jens Stoltenberg në një intervistë për kanalin televiziv publik gjermane ZDF, raporton ata.

Stoltenberg i referohej armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi (Forca Bërthamore e Ndërmjetme, INF), një traktat i nënshkruar në 1987 nga krerët amerikanë dhe sovjetikë të asaj kohe, Ronald Reagan dhe Mihail Gorbaçov, që synonte eliminimin e raketave që lëshohen nga toka dhe kanë një rreze nga 500 deri në 5 000 kilometra.

1 komente në “Programi raketor i Kinës “alarmon” NATO-n, Stoltenberg: Pekini po investon në prodhimin e armëve të reja”

  1. ???????????? says:

    Është zgjuar kontinenti i Azisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje