Fotoja e rrallë e Hitlerit që përqafon një vajzë hebreje del në ankand

12 Nëntor 2018, 10:52Bota TEMA
Fotoja e rrallë e Hitlerit që përqafon një vajzë

Një foto e dalë në ankand së fundmi mund të duket iluzion, për shkak të dy personazheve në të: Adolf Hitleri dhe një vajzë e vogël hebreje.

Thuhet se diktatori fashist e dinte origjinën e vajzës dhe pavarësisht kësaj, e mbajti afër.

Fotoja është shkrepur disa vite para se të niste Lufta e Dytë Botërore dhe mban një mbishkrim të vetë Hitlerit.

“Për të dashurën Rosa Nienau, me konsideratë Adolf Hitler. Munich, 16 korrik 1933”, thuhet në mbishkrimin e fotos.

Fotoja do të dalë në ankand në Maryland.

Ajo pritet të shitet për 8 000-12 000 dollarë.

Fotoja është shkrepur në Berchtesgaden, vendi alpin ku Hitleri kalonte pushimet.

Aty dikush i prezantoi vajzën e vogël me të cilën ndanin të njëjtën ditë lindjeje.

Hitleri ftonte shpesh fëmijë në rezidencën e tij alpine dhe fotografi të tilla përdoreshin shpesh nga propaganda naziste.

Hitleri e dinte se vajza 7-vjeçare kishte një gjyshe hebreje dhe konsiderohej edhe vetë e tillë sipas ligjeve naziste.

“Janë ca njerëz që kanë talent për të të prishur çdo gëzim”, është shprehur ai kur i kanë thënë se vajza kishte origjine hebreje, thotë Heinrich Hoffman, autor i fotografisë.

I njohur si arkitekti i holokaustit dhe autor i teorive që i përmblodhi në librin “Mein Kampf”, Hitleri konsiderohet si antisemiti më i madh i të gjitha kohërave.(TemA TV)

6 komente në “Fotoja e rrallë e Hitlerit që përqafon një vajzë hebreje del në ankand”

  1. Baliu says:

    Edhe Ratko Mlladiqi ju jepte qokolata femijeve para masakres ne Srebrenice, ka mare “mesim” nga Daja.

    1. Blitzkrieg says:

      Haha, je duke krahasuar nje nga lideret me te fuqishem dhe influencues te shekullit te XX me Ratko Mlladiç.
      Une e di qe shume persona e urrejne Adolfin, po jo ofendime te tilla te lutem.

      1. Baliu says:

        Nese je shqiptar, ti me siguri per “Dajen” do te ishe dhe do te trajtoheshe si race e ulet. Per nje njeri normal kjo eshte e papranueshme, pavarsisht sa i fuqishem dhe influencues ishte “Daja” . Ai ka ofenduar dhe ka shfarosur miliona njerez, ne mes tyre edhe shum shqiptar, dhe gjoja ai ende po meritojka respekt (nga friga). Kur viktima ndjen simpati per kriminelin, kjo eshte thjesht qmenduri. Te tillet e deshmojne vet se vertete jan race e ulet.

  2. ?? says:

    E mbushi Gjermanin me Turq dhe Sirian.

  3. Artjol says:

    Edhe Netanjahu u con kartolina femijeve Palestinez per ditelindje.

  4. Agron says:

    “Kishte” gjyshe hebreje por nga gjyshi nga mama apo babai,vetem gjyshen?
    Sa te kuptojne njerezit qe ndjekja vetem e hebrenjve nga Hitleri eshte mashtrim I historise,kjo bote do shkoje per lesh
    “Persekutimi” I Hebrenjve dhe propaganda e tyre fillon qe ne 1917 kur kontrollonin gazetat kryesore ne vendet si Amerika apo Canada.
    Klikoni 6 milion Jews dhe do te bindeni se ne cfare bote jetojme,kur cdo media po controllohet dhe persekutohet kush kalon vijen e kuqe nga ata qe po shkaterrojne kete bote te bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje