“Me 424 euro shtesë në pagën aktuale të tyre”, ja si ndalet largimi i shqiptarëve

14 Nëntor 2018, 14:22Ekonomia TEMA

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është përpjekur t`i japë përgjigje pyetjes “1 milion dollarëshe”: “Çfarë duan shqiptarët për të mos ikur nga vendi i tyre?”.

Përgjigja përkthehet në vlerë monetare, por përpara se të shkojmë deri aty, duhet të kemi parasysh se, sipas BERZH, Shqipëria është ndër vendet më problematike në drejtim të emigrimit, madje sipas raportit më të fundit të BERZH, është vendi që do ta vuajë më shumë në tkurrjen e forcës së punës, emigrimin neto.

Ky fenomen do të kontribuojë në tkurrjen me 11% të popullsisë në gjendje pune. Madje, BERZH tregon edhe se në Europë nuk ka asnjë popull tjetër me dëshirë kaq të lartë për të migruar sesa shqiptarët.

Vlerësimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim arrijnë në përfundimin se një rritje e pagës mesatare mujore do të eliminonte dëshirën e shqiptarëve për të braktisur vendin. Por, sa do të duhej të ishte kjo rritje? Plot 477 dollarë në muaj thotë raporti, ose 424 euro.

Pra, ndërkohë që paga mesatare mujore bruto në vend është 390 euro, një shqiptar mesatar do të dekurajohej që të emigronte vetëm në rast se do të kishte një shtesë të pagës së tij me 424 euro, që është mbi dy herë rritje në krahasim me pagën mesatare, shkruan scan tv.

Pra, në terma më të thjeshtuar, në rast se do të donte të ndalte emigrimin, qeveria shqiptare e ka zgjidhjen, duhet të rrisë pagën mesatare në 814 euro në muaj. Studimi thotë se, në mënyrë që të zhduket dëshira për të emigruar do të duhej që diferenca mes pagës mesatare në vendin e origjinës dhe atij të destinacionit të emigrantëve të ulej me 70%.

26 komente në ““Me 424 euro shtesë në pagën aktuale të tyre”, ja si ndalet largimi i shqiptarëve”

  1. tironci i vertete says:

    per mua kjo ide eshte e pamundur ose me mje fjale shterpt, po eshte vetem prapagande per te frenuar emigracjonin tek ato njerez dhe te rinj qe e kane me dy mendje, i mbajne me shprese terhiq dhe mos e keput, kurse njerzit largepames dhe te vendosur, largohen nje ore e me pare se per nja dy breza veshtire te behet ky vend, epo njeriu nje jete ka nuk ka dy jete qe njeren tja fali rilindjes dhe hajduteve politikan me eddramen ne krye dhe nje te shpresoj per te jetuar, ky vend eshte i sigurt qe me keto politikan kurreeee ska per tu bere vetem nese e merr Gjermani ne dore ka shprese, secili ben llogarit dhe vendos vet, i zgjuari largohet , budallenjte dhe dembelet rrine akoma duke besuar keto plehra politikane

  2. Lani says:

    Shuke e vertet paga ne shqiperi eshte katastrof 10 mije lek ne dite me ken me fat , edhe qenit nuk i dalin 10 mije lek ne dite jo ma njeriut qe duhet te ushqej familjen te paguje dritat te paguje ujtin te paguje spitalin te paguje shkollen te paguje siguracionin te paguje taksin e bashkise …eshte turp cfwr shteti jemi po i largojme rinine nga shqipria. ..nuk u fryt duke vjedhur o politikan te poshter . Gjith ato lek sa ken vjedh politikanet tane keto 27 vjet .do kishim lek me e bere rrogen edhe 2000 euro ne muaj. Turp te gjith hajduten ne burg duhet ta keni vendin se e shkaterruat shqiperine

  3. pjeter says:

    Sipas mendimit tim prej jo ekonomisti,po nuk u bene politika ekonomike qe te terheqin industri prodhuese ne shqiperi, veshtire se arrijme ne ate nivel per nje kohe te shkurter.Qe ti terheqesh ato industri te investojne tek ne, duhet qe ato te mund te ken fitime, dhe te mos paguajn taksa,dhe qe te behet nje gje e tille, duhet infrastruktura, gje qe ne nuk e kemi tani per tani.Industria automobilistike psh. kane bere investime ne miljarda EUR ne vende si Serbia, me fiat, apo ne Poloni me fiat, Renoja ne Rumani, apo volkswagen ka ne shume shtete te botes furnitore zyrtare. Ne ato vende, keto industri, punesimi eshte i madh, madje me rroga mbi nivelin mesatar te tyre, por ata kishin nje personel te qualifikuar, dhe infrastrukture, qe psh, me zastaven, fiat nuk shpenzoi shifra marramendese, per te filluar prodhim. Ne duhet te perqendrohemi te minierat dhe industrite e perpunimit te mineraleve, sic po bejne me kromin apo me bakrrin, apo ku mund ti jepet mundesi zonave te Prrenjsit e Pogradecit, ne nzjerrje, perpunimin e pasurimin e hekur-nikelit, ku jane rezerva minerali te sasive shume te larta, ku besoj se ne kemi akoma personel te kualifikuar, dhe ku politikat ekonomike te shtetit, mund te behen pa shume probleme, dhe te kete rezultate te nje cilesie te larte. Pa dyshim duke punuar pa vjedhje, gje qe eshte e veshtire per ne.Personalisht nuk jam ndonje fan i kesaj qeverrie, por dua te jem i sinqerte me veten time, keta te sotmit po punojne atje ku mund te ndihmoje rimekemjen e ekonomise, eshte fillimi i puneve serioze akoma, (edhe pse po kalojne vitet me nje shpejtesi marramendese,)si psh, shtetiligjor, investime strategjike, ne industrine perpunimit te mineraleve, te energjise, te turizmit, po jane disa iniciativa te rendesise jetike per ne. Qe te kesh investime serioze, duhet te vine njeres te investojne kapiale serioze, ne natyrisht ne nje shtet serioz, e jo te fusin ne xhepin e politikanit radhes, per te pas lehtesira, (shif cez ), dhe per kete pa nje sistem drejtesie te drejte, e te paster, eshte e pamundur per nje vend te vogel si ne. te gjitha reformat duan kohe te gjate, nuk behen nga sot nese, sidomos kur te dalin sorollopet, e hajduten dhe te bllokojne me lloj e lloj marifete.Per fat te keq , njerezit ne shqiperi sakrifikuan shume ne komunizem, ishim ne pritje per 50 vjet, dhe nuk ka me durim te presin me vite te tera, prandaj ne qofte se i jepet mundesia te iki per nje jete me te mire, nuk mund te mendohet shume, sepse ne fund te fundit, eshte vetem nje jete ta haje dreqi.

    1. tt says:

      Te terheqesh ate Industri qe ti shkruan ketu ne rradhe te pare duhet te kesh rregulluar…..PRONEN PRIVATE ….qe eshte A dhe B e asaj baze Industrie dhe ne kete drejtim ne jemi….Vite-Drite larg sepse shume njerez mendojn ne kete drejtim akoma si ne kohen e Enverit

      1. pjeter says:

        Jam apsolutisht dakort.

  4. IVONI says:

    ..te gjithe hajdute dhe kane rreth 30 vjet qe qeverisin , qe shkaterruan me gjithesej shqiperine , historine e saj te lare me gjak , qe po “gradon” ballister kriminele , sidomos te” gjetet ” , duke harruar shprehjen popullore ” trup gjate e mendje shkurter “..! kujt ti besosh ?! .. as djalli vete nuk e ka te tille djallezi ..! te gjithe jeni njesoj ..!

  5. HQ-18 says:

    Shumica e atyre që janë në punë dhe në pension po mbijetojnë thjeshtë duke mbushur barkun me bukë thatë.
    Ata që janë pa punë po vdesin urie, se asistencë sociale nuk ka.
    Po nuk u rritën pagat , pensionet dhe të jepet asistencë sociale për të papunët njerëzit do ikin.
    Pasuria me e madhe e një shteti janë njerëzit e tij, po fatkeqësia është se ne nuk kemi shtet dhe gangësterët që e kanë drejtuar këtë vend për pothuajse 30 vjetë kujdesen vetëm për veten e tyre dhe të afërmit e tyre. Populli është pa rë rëndësi në sytë e tyre.
    Popullata në përgjithësi as nuk po ushqehet ashtu siç duhet. Si rrjedhojë nuk po i marin vitaminat dhe proteinat e nevojshme për një shëndet të mirë.

  6. Imigrant USA says:

    Pse o zoti gazetar, Qeveria i rrit pagat?
    kot ja kane futur ato profesoret tane qe rroga caktohet nga tregu i punes?
    Tregu i punes do investues. Investuesit duan: Drejtesi, siguri, njerez me shkolle, transport te besueshem njerezish dhe mallrash, nderlidhje interneti, elektricitet… Me fjale te tjera, nje vend te perparuar.

  7. Saimir says:

    424 euro??? Kjo duhej 15 vjet ma pare. Sot nuk kane personalitet apo dinjitet as ato qe supozohet qe marrin bruto 390 euro e as ata qe jua kan grabite edhe ato 300 euro. Shkatrru kategorikisht karakteri i njerezve. Te gjithe jane Lejfene e Laje.
    Populli shqiptar krahas helmimit te gjakut me pislleqe morale, eshte helmuar edhe nga ushqimi. Ata qe furnizohen nga ferma private me ushqime bio, te cilet nuk jane me shum se 4% e popullsise, nuk do te jetojne me shum se 4 vjet nga 86% tjeter i popullsise. Ku vend eshte shpartalluar, denigruar dhe shpopulluar.

  8. beni says:

    Ky sistem politik në Shqipëri,nuk garanton një anë sociale për të gjith qytetarët?

    Që t’u garantojë një shum prej 425 euro duhet të funksionojë industria,teknologjia,bujqësia që për fat të keq në nuk kemi asnjë prej tyre!
    Kapitalizmi ka lindur që dikush të punojë e tjetri ti numërojë,një kg mish para 1990 një dit punë e dy kg patate,sot gjysëm kg mish e 2kg patate mbas 30vjetesh,pra komunizmi paska qen shum her me i mirë për shumicën?

    1. ßßß says:

      Perse nuk punoni pra ne bujqesi? I keni lene tokat djerre dhe ndertoni tulla e mure kot. Jeni te varur nga importen e shtrenjta se nuk prodhoni asgje cilesore.

      1. beni says:

        Jo të punojnë tokat por edhe shejtani të gjerë nga qielli skllavi është lindur i tillë e kështu ka për të ngelur??
        Shum herë më mirë me Italinë në Europë e të gjith qytetarët do të kishin 425 euro,në vete s’kemi kellqe sepse në një sovranitet të tillë nuk funksionojnë ashtu siç duhet?
        Gjithnjë shërbëtorëve të mirë e të besueshëm nga borgjezia e qëmotshme u është servirur gjithnjë respekt e tolerancë,natyrisht që e kan merituar bujarin e borgjezisë?
        Sovraniteti nuk është për popullin,por për një klas politike që lufton për interesat e klanit të saj!!!
        Patriotizmi ngelet një letër në të cilin luftojnë gjoja për interesa të atij nacionaliteti në përmirsimin e jetës të popujve por që nuk funksionon kur është fjala në ekonomi sepse gjithnjë popujt jan te varur nga peshqit e mëdhenj dhe ngelen shërbëtor të tyre!

  9. E verteta e hidhur says:

    Nentoka eshte prone e shtetit,ne se mbi toke ka pronare keta demshperblehen me vleren e tregut te tokes.Prandaj,industria e perpunimit te mineraleve eshte nje treg pune,e cila i rrit te ardhurat shtetit,dhe shteti mund te rrisi pagat dhe asistencen sociale.Mirpo mineralet jane dhene “me koncension”,me kushtin e vetem qe ato te dalin nga Shqiperia bruto te pa perpunuara, si lende te pare.Te huajt me lenden tone te pare qe marrin ne Shqiperi qyl,hapin vende pune ne shtetet e tyre.Mallkuar ata qe kane dhene pasurine kombetare me koncension!Ata jane pjese e planit antishqiptar per ta shperbere kete vend.Ai qe hap vende pune,ai qe ul kostot e prodhimit,ai qe aktivizon prodhimin e brendshem,ai qe aktivizon ne maksimum bujqsine,ai qe nderton nje arsimim real te shqiptareve,ai qe nderton nje sistem shendetsor efikas dhe falas per te moshuarit dhe rinine ai eshte patriot dhe atdhetar,te gjithe te tjeret,qe s’jane te tille kane vetem nje emer,tradhetare.

    1. KORÇARI says:

      Komenti më i saktë që lexova, më i saktë dhe më reali.

  10. tom says:

    nuk te le kush te punosh ne shqiperi nuk te le qeveria i ka mbushur zyrat me hajduta prandaj ikin puntoret nga shqiperia.Ketu po hape nje pune grabitqaret i ke te dera dhe do leje ne 10 zyra monopoli ben ligjin vjedh hapur gjykata i noterizon vjedhjen.Skllavopronari te vret te shet te shfrytzon dhe nuk mban pergjegjesi.

  11. sit back and relaks says:

    Sa lek harxhoi Banka Europiane per te arritur ne kete zbulim fenomenal?!!! Po perfundon dhe Banka Europiane me keto thenie tek rubrika e Nard Ndokes, “Thenia e Dites -Po ti japesh femijes te pije nuk qan”. NJi kshu dhe ky studimi i Bankes Europiane.

  12. sit back and relaks says:

    Sa lek harxhoi Banka Europiane per te arritur ne kete zbulim fenomenal?!!! Po perfundon dhe Banka Europiane me keto thenie tek rubrika e Nard Ndokes, “Thenia e Dites -Po ti japesh femijes te pije nuk qan”. NJi kshu dhe ky studimi i Bankes Europiane..

  13. sapa says:

    Bindja eshte qe ky vend nuk behet.Asnje lloj oferte nuk i ndal shqiptaret te ikin.

  14. Ali babushi says:

    Nuk ka ritje page duke ndenjur ne kafe zoteri, duhet punuar,duhet ngritur industria ,keto duhet te jene prioritetet, asnjeri nuk iken ,po ka mundesi te jetoje ne vendin e tije.

  15. MBINJERIU says:

    ORE ESHTE NE METRO KJO !
    KETU S’KA NEVOJE PER TE FALUR LIBRA.
    KETU PROBLEMI ESHTE SE S’KA KUSH TI BEJE BEBET SE KEMI NGELE VEC NE PLEQTE.
    PA, PO LINDI BEBJA, KA ME MIJERA LIBRA PER TE LEXUAR VEC VULLNET TE KETE.

  16. Santa Quaranta says:

    Qe te rritet paga duhet te prodhojme dhe ne prodhojme …vetem qypa Kavaje!!

  17. Mikel says:

    Ne Kine jane kapicat si male me krom shqiptar.Pastaj Kina ja shet Japonise qe i ploteson nevojat e saj 100% me kromin shqiptar per industrine e saj automobilistike.Llogarite bejini vet.Nuk e shesin dot direkt te klienti final po merren me seksere.

  18. Shqiperia vendi i jone says:

    Eshte absurde te mendosh nje demokraci te vertete kurre ne 1992 erdhi ne fuqi njeriu i cili e transformoj Shqiperine ne nje treg ku u shit edhe baruti per te holla pa permendur kioskat ne Tirane. Ky malok despotik ju dha mesim te gjithe pseudo politikaneve te sotshem se Shqiperia ka pasuri te madhe por per kete gje nuk duhet te keshe fytyre as moral . E tille eshte sot Shqiperia e korruptuar edhe me e krruptuar se bota ku ne jetojme qe ka 600 vjet demokraci Evropa e kam fjalen. Te gjithe Shqiptaret intelektual gjithmone jane denuar nga vete Shqiptaret ata qe jetuan ne Shqiperi jane cveleresuar dhe te tjeret si edhe perpara shume kohesh kurre e kane lene Shqiperine nuk jane kthyer me si Noli apo Konica i cili edhe ka shprehur fjale bajate kundra Shqiptarve ne jemi te tille si nje popull kurre ka diktature e pranojme dhe kurre nuk ka jemi njerez te skllaveruar kemi frike nga kryengritjet per te fituar lirine se jemi popull frikacake dhe qe urrejme njeri tjetrin.

  19. Shqiperia vendi i jone says:

    Redaksise Tema komenti i im pse nuk e keni cfaqur ishte thjesht i rregullt .

  20. asd says:

    Rama eshte pergjigjur qe do ta sherbeje kete ide me nje PPP dhe do te paguajne popullin me CEK.
    Ka vetem nje problem: Duhet te rilindesh.

  21. beni says:

    Jo të punojnë tokat por edhe shejtani të bjerë nga qielli skllavi është lindur i tillë e kështu ka për të ngelur??
    Shum herë më mirë me Italinë në Europë e të gjith qytetarët do të kishin 425 euro,në vete s’kemi kellqe sepse në një sovranitet të tillë nuk funksionojnë ashtu siç duhet?
    Gjithnjë shërbëtorëve të mirë e të besueshëm nga borgjezia e qëmotshme u është servirur gjithnjë respekt e tolerancë,natyrisht që e kan merituar bujarin e borgjezisë?
    Sovraniteti nuk është për popullin,por për një klas politike që lufton për interesat e klanit të saj!!!
    Patriotizmi ngelet një letër në të cilin luftojnë gjoja për interesa të atij nacionaliteti në përmirsimin e jetës të popujve por që nuk funksionon kur është fjala në ekonomi sepse gjithnjë popujt jan te varur nga peshqit e mëdhenj dhe ngelen shërbëtor të tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje