Ky është momenti kur një grua shkatërron veturës sportive BMW i8.
Kujdestarja e fëmijëve të një çifti bashkëshortor të pasur kishte dashur ta realizojë ëndrrën e që të bënte një xhiro me modelin e ri të veturës sportive BMW i8.
Kështu pa u menduar dy herë u fut në veturën e pronarit për të cilin punonte, dhe në vend se të ecë përpara filloi të lëviz mbrapa, duke e goditur murin dhe shtyllën elektrike.
Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në afërsi të parkut Kmepton në qytetin e Johanesburgut në pjesën verilindore të Afrikës së Jugut.
Sipas mediave lokale, pronarët e shtëpisë ishin në pushime, kur kujdestarja e fëmijëve të tyre përplasi dhe shkatërroi veturën e shtrenjtë.
Kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpi kanë filmuar momentin kur vetura BMW i8 hibrid që kushton afro 150 mijë dollarë përplaset, pasi gruaja humb kontrollin. (TemA)