Ministri i sigurisë kibernetike në Japoni shkaktoi habi në publik kur pranoi se nuk përdor kompjuter.
Yoshitaka Sakurada, 68 vjeç, është përgjegjës për strategjinë kibernetike të vendit dhe po ashtu edhe ministri i ngarkuar me detyrën e organizimit të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, që do të mbahen në Tokio në vitin 2020.
Në një deklaratë në Parlament të mërkurën, ai pranoi se nuk përdor kompjuter.
“Që nga mosha 25-vjeçare, i kam instruktuar punonjësit dhe sekretarët, në mënyrë që të mos përdor vetë kompjutera”, raportojnë mediat vendase.
Po ashtu, ai u bë konfuz kur e pyetën nëse USB-të përdoreshin në stacionet nukleare të Japonisë.
“Është e pabesueshme që dikush që nuk ka prekur kurrë kompjutera të jetë shefi i politikave kibernetike”, thonë deputetë të opozitës.
Ndërkohë, në rrjetet sociale kjo ka provokuar një stuhi.
“Nuk i vjen turp?”, thotë dikush në Tuiter.
“Nëse një haker e vë në shënjestër ministrin, nuk do t’ia dalë të marrë asnjë informacion. Kjo mund të jetë strategjia më e fortë e sigurisë”, ironizon një tjetër. (TemA TV)
Profesioni dhe deyra eshte menaxher. Me kushtetuten tone, neni 102 ngarkon me pergjegjesi ministrin per cdo keq menaxhim ne linje vertikale. Mos e krahasoni me Albanistanin ku ekonomistet kane vleren e nje kursi te Alfes apo te Finances 5 qe nuk kushton me shume se 35 mije deri ne 70 mije lek te vjetra. Keto modele “ekonomistesh” i ke ne cdo qelize te shtetit. Qyfyre ne rregjimin Qyfyr 30 vjec