Një këngëtar për mafian amerikane: Dosja e panjohur e Frank Sinatra-s, që u zhduk (besohet me urdhër të Kennedy-t)

16 Nëntor 2018, 20:29Lifestyle TEMA

Gjatë qëndrimit të tij të gjatë në krye të FBI, J. Edgar Hoover mblodhi edhe dosje të panumërta të njerëzve më të famshëm.

Në veçanti, ai u tërhoq nga Frank Sinatra, “The Voice”.

E ndoqi për vite me rradhë, duke bërë një dosje në atë se 2,400 faqe, nga e cila dolën lidhjet e këngëtarit të famshëm me mafian, e cila do ta ndihmonte atë për të bërë karrierë, por edhe me me Partinë Komuniste.

Sinatra (më poshtë në një foto pasi u arrestua me akuzën e tradhtisë bashkëshortore) gjithmonë i ka mohuar këto pretendime, madje edhe kur në vitin 1981 u thirr si dëshmitar në një gjyq të mafias.

Ai u hetua në mënyrë të përsëritur, por asnjëherë nuk iu nënshtrua akuzave penale për krime mafioze.

Dosja u bë publike në vitin 1998, por pa një fashikull themelor prej 25 faqesh, i mbrojtur nga sekreti shtetëror, i cili do të shpjegonte se pse nuk janë gjetur asnjëherë prova konkrete kundër tij; apo nëse ka patur, janë varrosur me urdhër nga lart.

Urdhëra, thuhet, të vetë vëllezërve Kennedy, të cilët i kishin borxh Sinatras për zgjedhjen e Xhonit si president me mbështetjen e sindikatave në Michigan dhe Illinois, të kontrolluara nga mafia, të cilës Sinatra “i tha një fjalë të mirë” në favor të JFK-së.

1 komente në “Një këngëtar për mafian amerikane: Dosja e panjohur e Frank Sinatra-s, që u zhduk (besohet me urdhër të Kennedy-t)”

  1. Sara says:

    perralla me mbret nga idiote, qe s’dine nga lidhet gomari. J. Edgar Hoover si kreu i FBI-se vertet mund te mblidhte te dhena per njerez te fmashem, po me qellim perfitimi politik dhe financiar. Ai ishte i vetmi Drejtor i Pergjithshem qe deklaroi ne Kongres se krimi i organizuar ne Amrike nuk ekzistonte, nderkohe, qe kish me shume se tre dekada qe bente kerdine. Bashkepunimi i krahut konservator ne Ameriken e mesit te shekullit te kaluar eshte i provuar. Sa per Kenedet, I madhi u vra nga krahu konservator ne qeveri ne bashkepunim me mafian, pasi emeroi te vellane si prokuror te pergjithshem e ky i mbushi burgjet e Amerikes me mafiozet e vertete, qe ishin zoter te qyteteve ne kohen e ketij Hoover-it…. E me vone vrane edhe te vellane Bobby-n kur ky dukej se po merte shumicen per t’u bere kandidati kryesor per president nga ana e demokrateve… Politika gjithmone hedh gurin e fsheh doren dhe akuzon kundershtaret e vet, ne rastin konkret edhe i zhduken fizkisht e si familje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje