Një krater gjigant gjendet nën shtresat e akullit, është formuar si pasojë e goditjes së një meteori

16 Nëntor 2018, 13:15Lifestyle TEMA

Në veri të Groenlandës është zbuluar një krater gjigant nën shtresat e akullit që është formuar si pasojë e goditjes së një meteori.

Sipas lajmit të ”ScienceDaily”, shkencëtarët e Qendrës Gjeogjenetike të Muzeut të Historisë së Natyrës të Danimarkës si dhe Universitetit të Kopenhagës, në akullnajën Hiawatha të Groenlandës kanë zbuluar një krater me diametër 31 kilometra.

Për kraterin e mbetur nën shtresën e akullit prej rreth një kilometër, theksohet se sipërfaqja e tij është më e madhe se e Parisit dhe është në mesin e 25 kratereve më të mëdhenj në botë të formuar nga goditja e meteorit.

Detajet rreth zbulimit janë publikuar në revistën ”Science Advances”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje